LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit në Shkup, qytetarët shprehen të pakënaqur me masat

Ndotja e ajrit në Shkup, qytetarët shprehen të pakënaqur me masat

Me propozim-masat e Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit kundër ndotjes së ajrit nuk janë të kënaqur qytetarët me të cilët biseduam. Ata shprehen se nevojiten masa në të cilat shteti dhe komunat do të investojnë realisht dhe që do të kenë ndikim të drejtpërdrejt pozitiv në afat më të gjatë.

“Do të ishte më së miri që qytetarët të lirohen nga pagesa e biletave të autobusit në transportin urban. Gjithçka tjetër nuk është mirë. Ose makinat të qarkullojnë çift-tek, kjo një herë kishte ndodhur në Jugosllavi, nuk ka mënyrë tjetër.


Njëri variant është që makinat të qarkullojnë çift-tek. Varianti tjetër janë tramvajet dhe trolejbusët… Për fabrikat nuk e di si duhet vepruar.

Unë mendoj se nuk do të arrihet asgjë me këto masa. Të njëjtat makina qarkullojnë edhe gjatë verës edhe në pranverë, por nuk ka ndotje. Pra, nevojiten masa më konkrete me investime shumë më të mëdha, e cilat janë ato masa, këtë le ta thonë ekspertët”, ankohen disa qytetarë.

Problemi me ndotjen e ajrit javën e kaluar i uli në tryezë kryetarët e Shkupit dhe Ministrinë dikasteriale të Ekologjisë. Në luftën kundër ndotjes paralajmërohet edhe shtrenjtimi i parkingut në Qendër të Shkupit që qytetarët të dekurajohen të vozisin në qendër, më pas të evidentohen makinat që harxhojnë më së shumti. Masat tjera janë të nxiten qytetarët që të lidhen në ngrohjen qendrore.

Por, masat e këtilla hasën në kritikë te OBRM-PDUKM-ja opozitare e cila konsideron se Qeveria nuk ofron zgjidhje substanciale të problemit. Kritika ka edhe te një pjesë e madhe e opinionit, të cilët kërkojnë masa edhe më konkrete dhe të shpeshta, veçanërisht për Shkupin, i cili është një nga qytetet më të ndotura në Evropë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori