LAJMI I FUNDIT:

Ndotet tejmasë lumi i Koçanit, rrezikon fushat e mbjella me oriz

Ndotet tejmasë lumi i Koçanit, rrezikon fushat e mbjella me oriz

Ujrat e lumit të Koçanit në afërsi të fshatit Podllog i epërm, që përdoren për ujitjen e fushave të orizir në fushat e Koçanit, janë të ndotur me një materie të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo materie bën që uji të merr ngjyrë të bardhë, e herë herë, edhe të zezë. Prodhuesit bujqësor kanë reaguar ndaj këtij rasti. Drejtori i Ujësjellësit në Koçan, Nikollço Gocev, ka deklaruar se mund të vërehet ndotja enorme e ujit të lumit të Koçanit ku derdhet ujë industrial nga disa kapacitete industriale në këtë rajon.


Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Inspektoriati për mjedis jetësor./Telegrafi/