LAJMI I FUNDIT:

Ndoshta e keni ditur, por nuk është e tepërt t’jua rikujtoj

Ndoshta e keni ditur, por nuk është e tepërt t’jua rikujtoj

Njerëzit bëjnë kërkime, hulumtojnë, zbulojnë, arrijnë të shkojnë në gjithësi. Hulumtimet vazhdojnë në çdo sferë të jetës


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Shkencëtarët vazhdojnë të hulumtojnë qarkullimin e gjakut, shtypjen e ajrit, ligjet e lëvizjes së dritës, numrin e planetëve. Nuk është e tepërt t’jua rikujtoj:

 Gjaku, një prej elementeve bazë të jetës, përshkon një rrugë, as më shumë e as më pak se 90 kilometra në ditë. Duket e pabesueshme, mirëpo është e vërtetë. Vetëm zemra, brenda një dite pompon 7.4 litra gjak;

Një njeri gjatë jetës së tij prodhon 25 mijë litra djersë;

Për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Megjithatë, nuk është për t’u brengosur, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.

Kjo do të thotë ndikim i padukshëm që bëhet dritë, emocion besim dhe dashuri. Si emocionin ashtu edhe energjinë është e pamundshme ta shohim, por e përjetojmë vetëm ndikimin e saj. E kanë pyetur NikolaTeslën, shpikësin e dritës elektrike, nëse e ka parë elektricitetin. Tesla thotë që ka parë vetëm ndikimin e tij. Kështu që dashuria dhe besimi janë pjesë e trupit tuaj dhe këtë ndjesi, këtë emocion nuk e shohim, por e përjetojmë.

Këtë informatë do ta kërkojmë me emrin “Adia”1 Emri i veçantë Adia do t’ju përcjellë dhe do të jetë në kontakt të përhershëm, do të komunikojë me disa personazhe: anesteziologë, psikologë dhe teologë. Do të mundohemi të shpjegojmë se si Adia të lidhë me një fuqi të brendshme madhore dhe do të mundohet të zgjidh problemin tënd. Të përdorim fuqinë që ka Adia, sepse ofron një jetë me plot dashuri, pa brenga e të plotësuar. Janë informata të bollshme, edhe nga përvoja, por ti vazhdo të lexosh librin. Besoj se do t’i bësh pyetje vetes për disa ide.

Shumë prej këtyre pyetjeve i keni dëgjuar më parë dhe në fund, do t’u përgjigjesh shumicës prej tyre. Përdorimi i tyre do të të lejoj të përjetosh efektin e Adias. Qëllimi është të përdorësh energjinë e brendshme që e posedon, që në shumicën e rasteve është pasive. Kjo është fuqi madhore e brendshme. Gjithçka që kam shkruar, rrjedh nga besimi, dashuria dhe informatat e bollshme, sepse ajo është vërtetuar, është testuar gjatë gjithë jetës, por mos u bazo në fjalët e mia, – ti vazhdo të lexosh librin.

Thelbi i librit– Kush është Adia?! Adia është mësuesi-mjeshtri që me doktrinën e tij na mëson dhe u jep përgjigje pyetjeve tona të jetës. Ky libër do të të jap përgjigje për jetën tënde, për ta zbutur, qartësuar dhe kthjelluar mendjen, sepse njeriu ka aftësi për të zbuluar dhe për të shfrytëzuar, por kujdes, të jemi më të vëmendshëm me vetveten. Është një vijë shumë e hollë mes normales dhe anormales. Merr iniciativën, interesimi është që të fillosh të lexosh, fillimi do të thotë të mendosh të krijosh një raport thelbësor me vetveten. Tema jonë është ta njohësh vetveten, e cila ka të bëjë me thelbin e së vërtetës.

E vërteta është eksperiencë praktike apo eksperiment i interesit, e vërteta e një mençurie të veçantë, ose e vërteta e një hulumtimi shkencor apo e një reflektimi kuptimplotë të një besimi ose kulti.

Thelbi i së vërtetës i shpërfill të gjitha këto. Merret me të vetmen, që mundohet ta dallojë të vërtetën. Ndoshta e kemi humbur rrugën me këtë të vërtetë, ndoshta kërkojmë më shumë se që e meritojmë, ndoshta po i dhunojmë mendimet tona. E vërteta që mund t’ju jap është qëndrimi kundër opinioneve të ndryshme. Njeriu kërkon përgjigje të pyetjeve që kanë të bëjnë me thelbin e së vërtetës. Kjo pyetje abstrakte që sillet gjithandej dhe për çdo ditë është më aktuale.

Pyetja më thelbësore është: Nuk mund t’u shmangemi nevojave evidente të këtyre kërkesave?! Askush nuk mund t’i mohojë këto detyra që janë për të mirën e njeriut. Vallë, mos kërkesat tona janë përtej mundësive tona?! Ndoshta janë kundër dijes dhe kjo dije e përgjithshme e së cilës për një kohë të gjatë qëndron është filozofia. Filozofia nuk mund ta refuzojë gjykimin e përgjithshëm, sepse gjykimi i përgjithshëm është në hulumtim, vizioni i saj thelbësor janë hulumtimi, shpikjet e reja.

Elementi themelor i çdo filozofie është të interpretojë dhe të zbulojë realitetin, të krijojë një pamje të caktuar të botës dhe të përcaktojë pozicionin dhe fatin e njeriut në këtë botë.

Nga filozofia kërkohet që të gjeni rendin dhe kuptimin në këtë pakicë të pabarabartë, por që është gjithçka ekzistuese.

Jemi të interesuar për atë kategori qenie, në të cilën zhvillohet jeta inteligjente që do të thotë se nuk është e domosdoshme të jetë në këtë formë njerëzore. Njeriu, raca njerëzore është për këtë botë. Duhet kuptuar forcën e një numër drejtimesh në hapësirë-parim antropik. Shkenca e përbashkët tregon se jetojmë në hapësirë tredimensionale, e cila me qëllim është e caktuar në tre dimensione. Kjo është si pasojë e gravitetit që i bindet ligjit të kundër katrorit, i zbuluar nga Robert Hooke, në vitin 1665, i cili më vonë u plotësuar nga Isak Njutoni.

Do të thotë vetëdija, kjo dije mbetet e kufizuar deri në atë masë, sa të sigurojë veten nga e vërteta. Kemi probleme me eksperiencën dhe veprimet praktike dhe besimit të tyre. Shpesh jemi të dyshimtë në lidhje me të vërtetën, me vetë njohjen, por përsëri ajo që ne do të hulumtojmë është një përgjigje që ka të bëjë me gjendjen tonë. Disa mjekë, anesteziologë, psikologë na mbështesin, na japin përkrahje. Duam ta dimë të vërtetën dhe ta njohim vetveten. Por për ta zbuluar të vërtetën, ne duhet të dimë se çdo të thotë e vërteta te vetvetja, a njihet ajo nëpërmjet ndjenjës, apo… Mirëpo, kërkon përkushtim dhe shumë kujdes.

Kjo arrihet me përpjekje, por me më shumë relaksim duke larguar çdo ankesë/vërejtje dhe me një realitet shpirtëror. Vetëm kështu mund të arrihet te thelbi i brendshëm i juaji. Nëse jemi të luhatshëm, kjo do të jetë dështim në jetë, duhet të jemi të kthjelltë, të mos jemi të lëkundur në asnjë mendim, duhet të veprojmë me shumë vëmendje duke u kujdesur për organet tona për shëndetin tonë.

Argumentet lindin nga arsyeja. Kjo është një çështje e thjeshtë nëse duam të orientohemi dhe të shprehim interesimin. Jeta është sfidë, rrezik që na përcjell. Kërkesat, problemet na sundojnë jetën tonë, prandaj çdo njeri kërkon për vete sigurinë, kërkon garanci për të ardhmen dhe për fëmijët. Si ta bëjmë më të lumtur dhe më të sigurt jetën? Çfarë në bën më të sigurt? Këto janë pyetjet. Duhet të pajtohemi se paraja të jep ndjesinë e sigurisë. Nëse ju keni para, jeni më komod, keni mjekun personal, për nevojat tuaja i shpërbleni personat që ju shërbejnë. Llogaria juaj në bankë siguron ndjenjën e sigurisë së jetës.

Deri diku është e vërtetë të keni ndjesinë se nëse keni para jeni të mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe fatkeqësitë. Paraja është shumëçka, po jo gjithçka, sepse jeta ka një fillim dhe ka një mbarim. Ju nuk duhet të zemëroheni për asgjë, ju duhet vetëm të përmbaheni, sepse energjia në ju lëviz e pavarur, pikërisht ju jeni ai që nxitoni. Ju, thjeshtë, duhet të përmbaheni dhe të mos jepni kritika/vërejtje. Ju lutem, praktikoni propozime dhe sugjerime. Përmbahuni, kur te ju mbizotëron zemërimi, në rast të kundërt ju do të pendoheni. Pritni, mos nxitoni, do të shihni ndryshimin e brendshëm.

Filozofia e ekzistencës sonë është e fshehur në brendinë tonë. Për fat, disa e kanë gjetur dhe janë të vetëdijshëm për ekzistencën, të tjerët e bartin brenda, por janë në kërkim e sipër. Njeriu, nëse arrin të zbulojë fshehtësitë e veta, është kënaqësi, është lumturi që i jep kuptimin e jetës. Libri është dizajnuar që juve, lexues të nderuar, t’ju ndihmojmë ta zbuloni atë, për të mirën e shëndetit tuaj të mendjes dhe shpirtit.

Të gjitha angazhimet, përpjekjet e njeriut duhet të drejtohen tek e tashmja. Nëse arrin ta shijosh këtë ditë, ti e ke jetuar, je i lirë nga jeta dhe vdekja. Gjithashtu je i lirë edhe nga trupi dhe mendja.

1 (Adia do të thotë: e/i vëmendshëm, aktiv, me fat, serioz, krijues, temperament, bujar, e/i lumtur, miqësor, e/i dashur, e/i drejtpërdrejt, e/i stërvitur dhe kompetent. Emri Adia është fuqia origjinale që vjen nga pesë shqisat, që janë pesë elementët e jetës. Ky emër ka kuptimin e fuqisë dhe dijes, prej së cilës buron i gjithë universi).

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori