Ndodhi MREKULLIA: “Nëna dhe babai” shkojnë në histori? Shkenca thotë – bebet është e mundshme të lindin edhe pa qelizën vezore
Shkencëtarët e Universitetit Bath në Angli, kanë arritur të krijojnë embrionin e miut duke përdorur vetëm spermatozoide dhe qeliza lëkure.
Eksperimenti i tyre i pabesueshëm, siç transmetojnë mediet, do t’i bëjë nënat të panevojshme apo femrave t’u mundësojë lindjen pa qeliza vezore, transmeton Telegrafi.
Ekipi i hulumtuesve, pa përdorimin e qelizës vezore, ka arritur të nxisë qelizën e zakonshme dhe spermatozoidin që të zhvillohen në embrion.
Ky eksperiment do të mund të çojë deri aty që meshkujt të kenë fëmijë pa pjesëmarrjen e gjeneve femërore, si edhe femrat në botë të sjellin fëmijë edhe nëse janë sterile.
Kjo është hera e parë që dikush ka treguar që kombinimi i spermatozoideve dhe të qelizave vezore femërore nuk është e vetmja e cila mund të çojë në trashëgimi.
“Është menduar se vetëm një qelizë e vezës mund të riprogramojë spermën për zhvillimin e embrionit. Studimi jonë e sfidon këtë dogmë (të krijuar që kur embriologjistët e parë vëzhguan vezë të gjitarëve në vitin 1827 dhe fertilizimin 50 vite më vonë) që vetëm një qelizë veze e fertilizuar me qelizën e spermës mund të çojë në lindjen e pasardhësit”, tregon dr. Tony Perry, embriologjist dhe autori kryesor i studimit.
“Po flasim për mënyra të ndryshme të krijimit të embrioneve. Imagjinoni sikur të mund të krijojmë embrione nga qelizat e lëkurës”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj