LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo, miqtë nxorën trupin e pajetë të riut nga Ekuadori – e vendosën në motoçikletë për xhiron e fundit

Ndodh edhe kjo, miqtë nxorën trupin e pajetë të riut nga Ekuadori – e vendosën në motoçikletë për xhiron e fundit

Një grup i shokëve kanë nxjerrë kufomën e mikut të tyre të vdekur, me qëllim që ta shëtisin për herën e fundit me motoçikletë.

Trupi i pajetë i Eric Sedenit i nxjerrë nga miqtë e tij në Portovijeh në provincën Manabi të Ekuadorit, është regjistruar me kamerë amatore, transmeton Telegrafi.


21-vjeçari humbi jetën vikendin e kaluar, pasi u qëllua nga dy sulmues të armatosur derisa ishte duke shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Videoja shfaq grupin e shokëve duke e nxjerrë kufomën, dhe tentojnë ta vendosin në motoçikletë për xhiron e fundit.

Ata shëtisin kufomën me motoçikletë duke e mbajtur nga frika se mund t’ju bie. Madje mediat lokale raportojnë se për një gjë të tillë kishin marrë miratimin e familjarëve të ndjerit. /Telegrafi/