LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo: Edhe pse të armatosur, policët detyrohen nga banditët të bien në gjunjë (Foto)

Ndodh edhe kjo: Edhe pse të armatosur, policët detyrohen nga banditët të bien në gjunjë (Foto)

Ky është momenti kur tre oficerë policie u detyruan të binin në gjunjë, pasi një bandë kriminale rrëmbeu një njësi prej 11 policësh jashtë rrugës në Meksikë lindore.

Reklama

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, agjentët e Policisë së Shtetit po patrullonin në qytetin e Juan Galindo, në shtetin e Puebla, kur u rrethuan pas një shkëmbimi zjarri në mes të një rruge, në orët e vona të pasdites së ditës së shtunë.

Mediat lokale kanë njoftuar se policët sapo kishin përfunduar një operacion që kishte parandaluar një bandë nga vjedhja e një rafinerie të naftës në pjesën veriore të Puebla.

Po sipas mediave, Qeveria meksikane ka qenë e përfshirë në një betejë të vazhdueshme me organizatat kriminale, të cilat gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur vjedhje të naftës për të pasuruar veten.

Që nga viti 2016, kompania shtetërore e naftës Petroleos Mexicanos, ose PEMEZ, ka pësuar një mungesë prej gati 7.4 milionë dollarë në karburantin e vjedhur.

Vjedhja e naftës ka çuar gjithashtu në një luftë të hapur midis karteleve, duke lënë të vdekur një numër të bandave dhe njerëzve të pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Turqia
Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Turqia
SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

Amerika
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Turqia
Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Evropa
Kalo në kategori