LAJMI I FUNDIT:

I ndjeri Rasim Thaçi – Cima në të kaluarën ishte edhe futbollist i Prishtinës dhe Flamurtarit, ishte kërkuar edhe nga Dinamo Zagrebi

I ndjeri Rasim Thaçi – Cima në të kaluarën ishte edhe futbollist i Prishtinës dhe Flamurtarit, ishte kërkuar edhe nga Dinamo Zagrebi

Artisti dhe ish-futbollisti i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima ka vdekur gjatë ditës së sotme (e premte) në moshën 71-vjeçare.

‘Cima’ njihet si një artist i madh i vendit, por ai në të kaluarën ka qenë edhe futbollistë i disa skuadrave nga Kosova.


Vet legjenda e humorit ka deklaruar disa herë se gjatë rinisë së tij ka qenë pjesë e klubeve kryeqytetase, Prishtinës dhe Flamurtarit.

I ndjeri Thaçi shpeshherë në të kaluarën ka treguar se ka qenë futbollist i dalluar dhe i përkushtuar në ekipet e tij, edhe pse në kushte të vështira.

Në një intervistë të para disa vitesh për RTV Dukagjinin, Cima kishte treguar se ka qenë një futbollist mjaft i mirë i cili edhe ka shënuar mjaft gola.

Ai kishte shtuar se ka pasur oferta edhe nga Dinamo e Zagrebit, por sipas tij humori në shpirt që ka pasur nuk e ka lejuar të zhvillojë karrierë në futboll.

“Kam bërë gabime në fushë. I dhuroja topin portierit në momentin kur mundesha të shënoja. Mos serioziteti im në fushë më pengoi. Njëherë i dhashë vetes gol, vetëm për të bërë sensacion për publikun”, kishte deklaruar Cima.

Ndryshe, Rasim Thaqi nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 e cila edhe i mori jetën në Klinikën Infektive. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori