LAJMI I FUNDIT:

Ndjeni bukurinë e liqenit të Ohrit dhe “Qytetit të Dritës”, sepse natyra e ka krijuar atë vetëm për sytë tuaj

Ndjeni bukurinë e liqenit të Ohrit dhe “Qytetit të Dritës”, sepse natyra e ka krijuar atë vetëm për sytë tuaj

Një nga dhuratat më të bukura të natyrës në Evropë janë liqeni i Ohrit dhe rrethina e tij. Mjafton vetëm ta shikoni si pushon në largësi, t’i dëgjoni valët dhe të shikoni kaltërsinë e pafund për të rënë në dashuri me të.

Liqeni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore dhe është mbrojtur nga UNESCO. Është një nga liqenet më të thella dhe më të vjetra në Evropë me më shumë se 200 specie endemike. E vërteta në lidhje me vjetërsinë e liqenit, i cili në agim ju duket sikur posa ka lindur me mëngjesin, qëndron në gjurmët e jetës së lashtë në fundin e ujërave të tij.

Supozohet të jetë në mes 4 dhe 10 milionë vjet i vjetër dhe është një fund i pashtershëm i gjërave të rralla. Një përvojë e papërsëritshme është zhytja në vendet arkeologjike nënujore të vetme në Ballkan midis formave endemike tërheqëse të jetës, siç është sfungjeri i rrumbullakët i Ohrit.

Liqenin e karakterizojnë burimet nënujore dhe gurrat të cilat mund të gjenden përgjatë bregut lindor dhe jugor, prandaj edhe uji këtu është shumë i pastër. Transparenca në disa vende arrin deri në 22 metra. Një pjesë e madhe e burimeve sipërfaqësore të ujit ndodhen në manastirin “Shën Naum”, kurse në afërsi të qytetit të Ohrit ndodhet një nga burimet më të njohura – Studençishta i njohur si Burimet e Biljanës.

Qyteti i Ohrit që shtrihet në bregun e liqenit të Ohrit i njohur edhe si “Qyteti i përjetshëm” është historia kulturore e Maqedonisë në edicion të vogël, qendra më e rëndësishme arsimore dhe burimi i shkrim-leximit të popujve sllavë.

Këtu ndodhet edhe universiteti më i vjetër në Evropë (shekulli IX), duke iu falënderuar veprimtarisë së Shën Klimentit dhe Naumit. Për herë të parë është përmendur nga historiani i lashtë Tit Livij, si muret e qytetit të qytetit Lihnidos në shekullin e 3 p.e.s. kurse përshkrimi i parë daton që nga shekulli i 5, kur kështjella është mbrojtur nga sulmet fisnore në Migrimin e Madh të Popujve.

Kalaja është përdorur në periudha romake dhe bizantine, kurse gjatë perandorisë së Samoilit është zgjeruar dhe ndërtuar në masë të madhe. Sot janë ruajtur 18 kulla dhe katër porta të kalasë, që është shenjë mbrojtëse e Ohrit.

Në gjuhën dhe frymën e antikës flet edhe amfiteatri në pjesën e vjetër të qytetit të Ohrit. Besohet se ka qenë i ndërtuar në shekullin 3 p.e.s. Janë ruajtur shumë artefakte nga kjo epokë dhe nga periudha e Mesjetës.

Sot teatri është vend ku mbahen shumë manifestime, ndër të cilat edhe ngjarjet në suaza të festivalit Vera e Ohrit. Nëse e vizitoni Ohrin gjatë muajve të verës dhe në qoftë nuk arrini të shikoni ndonjë shfaqje në këtë teatër, ju do ta humbisni mundësinë për të ndarë ndjenjën që ka pasur publiku që ka qenë ulur në të njëjtin vend mijëra vjet para jush.

Largohuni nga realiteti dhe bëhuni dëshmitar i ëndërrës tuaj në “Qytetin e dritës”, pavarësisht ujërave të një nga liqeneve më të vjetra dhe më të bukura në botë.

Për më shumë informata vizitoni www.macedonia-timeless.com

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori