LAJMI I FUNDIT:

Ndjekje si nëpër filma, pesë policë në Sarajevë kapin burrin që mbante thikë në dorë

Ndjekje si nëpër filma, pesë policë në Sarajevë kapin burrin që mbante thikë në dorë

Në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës ka ndodhur një ndjekje si nëpër filma, kur pesë pjesëtarë të policisë së kryeqytetit të Bosnjës po ndiqnin një burrë që mbante thikë në dorë.

Siç mund të shihet nga videoja e publikuar më poshtë, një burrë po ikte nga policia, ndërsa në dorë mbante një thikë, transmeton Telegrafi.


Gjatë ndjekjes nëpër shinat e tramvajit, burri në një moment ndalet, ku më pas përdoret forcë fizike për ta neutralizuar dhe ia marrë thikën.

Nga policia në Sarajevë është konfirmuar se burri me thikë në dorë është arrestuar.

“Është arrestuar burri për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar. Bëhet fjalë për një të huaj”, u tha nga policia e Sarajevës. /Telegrafi/