LAJMI I FUNDIT:

Ndiqni trupin tuaj: Si të ushtroheni dhe të ruani nivelet e energjisë, nëse agjëroni gjatë muajit të Ramazanit

Ndiqni trupin tuaj: Si të ushtroheni dhe të ruani nivelet e energjisë, nëse agjëroni gjatë muajit të Ramazanit
shutterstock

Gjatë muajit të Ramazanit, trajnerët e fitnesit rekomandojnë që t’i kushtoni vëmendje shtesë nevojave të trupit tuaj dhe të planifikoni kohën e ushtrimeve në varësi të nivelit tuaj të energjisë, por gjithashtu të kujdeseni më shumë për atë që konsumoni për iftar dhe syfyr

Mungesa e ujit e bën ushtrimin kaq të vështirë gjatë muajit të Ramazanit dhe për shkak të etjes niveli i energjisë mund të jetë dukshëm më i ulët.

Prandaj, shumë trajnerë të fitnesit rekomandojnë që të bëni ushtrimet pas iftarit në mënyrë që të keni energji të mjaftueshme për t’ju ndihmuar të arrini rezultate maksimale.


Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i një sasie më të vogël të ushqimit pas iftarit, e më pas konsumimi i një vakti më të madh pas stërvitjes.

Duke qenë se ne nuk kemi gjithmonë orare fleksibël, stërvitja në mes të ditës ose vonë në mbrëmje – para syfyrit është e pranueshme për sa kohë që ne ende i kushtojmë vëmendje nevojave të trupit tonë, transmeton Telegrafi.

Përsa i përket zgjedhjes së ushtrimeve, rekomandohet që të zgjidhni ato që nuk do t’ju lodhin shumë dhe do t’ju lënë me dhimbje të muskujve. Gjatë këtij muaji fokusi duhet të jetë ruajtja e fitnesit, jo përmirësimi i performancës apo rritja e intensitetit.

Ushtrimet e forcës janë një mënyrë adekuate për të ruajtur gjendjen fizike dhe është e dëshirueshme që të zvogëlohet koha e stërvitjes kardio. Moderimi është çelësi i stërvitjes së sigurt gjatë agjërimit.

Menjëherë para ose pas stërvitjes intensive, është veçanërisht e rëndësishme të jeni të hidratuar mirë dhe të ushqyer në mënyrë adekuate, gjë që do t’ju japë energji të mjaftueshme.

Duke folur për zgjedhjen e ushqimit, rekomandohet të hani ushqime të pasura me proteina dhe karbohidrate. Proteinat ndihmojnë në rikuperimin e muskujve sikurse janë mishi, bulmeti dhe smoothie-t e lëngjeve.

Përveç kësaj, karbohidratet janë forma të energjisë me çlirim të ngadaltë, që do të thotë se ato ndihmojnë në qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e niveleve të energjisë gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Disa pika vaj ulliri fshijnë njollat dhe kthejnë shkëlqimin: Pakkush e di, por bën çudira

Disa pika vaj ulliri fshijnë njollat dhe kthejnë shkëlqimin: Pakkush e di, por bën çudira

Bëje vet
Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Stil
Ku pulson erotizmi i botës? Burrat mesdhetarë kryesojnë si partnerët më të dëshiruar në botë

Ku pulson erotizmi i botës? Burrat mesdhetarë kryesojnë si partnerët më të dëshiruar në botë

Stil
Si t’i pastroni tepihët pa kimikate, në mënyrë natyrale

Si t’i pastroni tepihët pa kimikate, në mënyrë natyrale

Bëje vet
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Bëje vet
Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

Lifestyle
Kalo në kategori