LAJMI I FUNDIT:

Ndiqni trendet e reja të makijazhit

Ndiqni trendet e reja të makijazhit

Po arrin një kohë e ‘errët’ e makijazhit, e cila edhe më tej e gjen frymëzimin në sagat e popullarizuara të librave dhe filmave përplot fantazi dhe qenie mbinjerëzore. Me ndihmën e teknologjisë së lartë, makijazhi tejkalon kufijtë e të mundshmes, ofron efekte të muzgut dhe hënës, dukje mashtruese ku butësia përnjëherë mund të shndërrohet në pasion të rrezikshëm.

Ngjyra e kaltër e errët dhe ngjyra gri edhe më tej janë sunduese të makijazhit, ndërsa po kthehen edhe tonet e ftohta të kafes dhe të gjelbrës… Ka edhe shumë retro-glamur që është simboli i femërores- karmini pasionant i kuq!

Mesnatë në kopshtin e parajsës
Ngjyra vjollce magjepsëse, e gjelbra hipnotizuese, e kuqja misterioze… të ndriçuara me dritë thuajse mbinatyrore! Në këtë mënyrë, Yves Saint Laurent i përshkruan ngjyrat e koleksionit “Midnight Garden”.


Në dritën e hënës
Koleksioni i Givenchy, “Je Veux La Lune”, është frymëzuar nga drita e hënës, e cila ndriçon “natën kur gjithçka është e mundur”. Teni është i përsosur thuajse jashtëtokësor, makijazhi me efekt të muzgut sjell një lojë të fshehtë të dritës dhe hijes.

E kaltra e errët, konkurruese e denjë e të zezës
Është e njohur deklarata e Christian Dior se gjatë natës e kaltra është e vetmja ngjyrë që mund të garojë me të zezën.

Makijazh si bizhuteri
Aduti kryesor i koleksionit të Chanel është hija e butë, e ndritur, e cila përzihet me lëkurën, ndërsa ngjyrat metalike të shndritshme përfshihen edhe në ngjyrat për thonj.

Të dyzetat magjepsëse
Koleksioni i Lancome ringjall modën parisiene të viteve të katërdhjeta të shekullit të kaluar- buzë joshëse (karmini i kuq është ligj), ngjyrë për thonj në nuancë të buzëkuqit, ‘smokey eyes’ dhe ten të butë kukulle me elemente të rozës dhe të artës.

Model: Edona V. Berisha
Foto: Arbër Hoxha

/Telegrafi/