LAJMI I FUNDIT:

Ndihmëssekretarja amerikane: Sanksionet ndaj Rusisë në tavolinë para Serbisë

Ndihmëssekretarja amerikane: Sanksionet ndaj Rusisë në tavolinë para Serbisë

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështjet evropiane dhe aziatike, Karen Donfried tha në një intervistë për mediumin Politika, më 28 prill se çështja e sanksioneve kundër Rusisë është në tavolinë para Serbisë, por se Serbia duhet të vendosë vetë se si të vazhdojë .

“Ne mbështesim Serbinë në harmonizimin e mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Ukrainën në luftë, por gjithashtu t’i bëjnë të ditur Rusisë se ajo duhet të paguajë çmimin për atë që bën,” tha Donfried.


Më 26 prill, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me Donfried për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi, integrimin evropian të Serbisë dhe bashkëpunimin rajonal.

Donfried tha se kishte një bisedë “magjepsëse” me presidentin Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

“Vuçiq e ka shumë të qartë se ku e sheh të ardhmen e Serbisë, dhe kjo është BE-ja”, tha Donfried.

Donfried theksoi gjithashtu se “është shumë e rëndësishme që Serbia votoi për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut”.

I pyetur për ndikimin rus dhe kinez në Serbi, Donfried deklaroi se Serbia duhet të mendojë se kush e mbështet dhe kush nuk do të donte të kishte sukses.

“Unë mendoj se Serbia do të duhet të marrë vendime të rëndësishme se si të pozicionohet,” tha Donfried.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar më 28 prill se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët së fundi kanë vizituar Beogradin, nuk i kanë vendosur ultimatume Serbisë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara, por është e qartë në mbështetjen vetëm të vendimeve që nuk kanë të bëjnë me sanksionet, raporton REL.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori