LAJMI I FUNDIT:

Ndihmë, jam e papërvojë!

Ndihmë, jam e papërvojë!

Secila nga ne herë-herë ndjehet e paaftë kur është fjala për hapat në dashuri, posaçërisht për ata në shtrat. Më e rëndësishme është, veç tjerash, që të relaksohesh dhe të jesh spontane...

Dashuria dhe seksi mund të jenë përjetimet më të bukura në botë, mirëpo mund të shkaktojnë edhe stres, posaçërisht në qoftë se është fjala për herën e parë, transmeton Telegrafi.

Thuhet se djelmoshat, të cilët frikësohen se nuk do të lënë përshtypjen e dashnorit të përsosur, mirëpo edhe vajzat frikësohen nga ajo se në shtrat do të tregohen si vashëza të papërvojë. Për këtë arsye mund të të ndodhë që të bllokohesh mu në çastin më të keq: nuk mund të relaksohesh, sepse mendon për tërë atë që nuk di të bësh. Ndoshta kurrë nuk ke puthur, nuk di se si të përkëdhelësh, cilat janë fjalët më të përshtatshme në situata të caktuara.

Siç kemi theksuar edhe herëve të tjera, zgjidhja e këtyre problemeve ndodhet në relaksimin tuaj. Mbaje mend, nuk je në provim dhe se askush nuk do të të vlerësojë. Para askujt nuk je e detyruar të dëshmoresh. Duhet vetëm të përjetosh fatin i cili të ofrohet në çastet e përbashkëta me të zgjedhurin e zemrës sate. Mos i krahaso tregimet të cilat i ke dëgjuar nga shoqet tuaja që kanë përvojë. Përvoja vjen vetvetiu, dhe me të edhe kuraja e cila do të të ndihmojë që sa më lehtë t’i dorëzohesh çasteve të magjishme të dashurisë.

Si t’ia bëj me dije se më pëlqen?

Nuk ke nevojë të angazhohesh shumë. Mjafton që herë-herë t’i buzëqeshësh me ëmbëlsi dhe t’ia durosh ndonjë shikim të thellë i cili mund të zgjasë disa sekonda më gjatë sesa shikimi i rëndomtë. Mirëpo, mos e tepro. Mos ia zgurdullo sytë me orë të tëra. Në qoftë se të dhuron ndonjë dhuratë të vogël apo të thërret, bërja me dije se të ka bërë të lumtur ftesa e tij.

Disa vajza janë shumë aktive kur është fjala për dashurinë, me lehtësi marrin çdo gjë në duart të veta, ndalin djelmoshat në rrugë dhe fillojnë bisedën, u telefonojnë, i thërrasin të takohen. Në qoftë se mendon se edhe ti mund të veprosh kështu, OK! Mirëpo, mbaje mend që djelmoshat mendojnë se ata duhet të bëjnë hapin e parë, andaj nuk ke nevojë “të nisesh në sulm”. Lirisht mund të presësh që t’ia fillojë ai, pasi ia ke dërguar sinjalet e para.

Të tjera vajza janë aq të turpshme saqë nuk mund të përballojnë që t’u ofrohet djaloshi i cili u pëlqen, menjëherë shtangen dhe nga frika ikin dhe kështu i shkatërrojnë të gjitha gjasat për fillim të dashurisë. Në qoftë se edhe ti je njëra ndër to, bisedo për këtë me shoqet e tua dhe jepi vetes pak kohë: çastet e panikut në ato situata janë krejtësisht normale.

Kurrë nuk jam puthur!

Nuk ekziston mënyra e vërtetë as për vajzat as për djelmoshat. Secili person është unik dhe ka stil unik: disa puthim vetëm përciptazi dhe me maje të buzëve e prekin partnerin, disa dëshirojnë puthje sikur në filma, herë-herë buzët janë krejtësisht të mbyllura, herë-herë gjysmë të mbyllura. Disa përherë shfrytëzojnë gjuhën, disa pothuajse kurrë nuk e shfrytëzojnë atë.

Sekreti është tek spontaniteti! Në qoftë se është fjala për herën e parë, vetëm mblidh pak kurajë dhe lejo që partneri të bëjë hapin e parë. Nuk është e domosdoshme të mbyllen sytë, mirëpo mbyllja e syve do të mund të të ndihmojë që me lehtë të puthësh. Vërejtje: kur buzët e tij prekin tuajat, mos i mbajë të shtanguara dhe të mbledhura, liroji lehtë dhe kënaqësia do të jetë e plotë!

Si të zhvishem para tij?

Me siguri nëpër kokë të sillen pamjet e striptizetave, të cilat i ke parë në filma, andaj mendon se edhe ti duhet t ekzekutosh ndonjë shfaqje si ndonjë divë filmi? Qetësohu! Ai nuk e pret këtë nga ti. Aq më shumë, në qoftë se merr qëndrim si të një seks-bombe me përvojë derisa zhvishesh, ai do të mund të frikësohet. Çdo gjë pikërisht është e rëndomtë.

Kur të gjendeni në ndonjë situatë intime, prit pak: ndoshta ai dëshiron vetë të të zhveshë, dhe atëherë vetëm ngapak duhet t’ia lehtësosh detyrën dhe do t’i ndihmosh në qoftë se vëren se është duke u munduar me pullat e rrobave tuaja. Në qoftë se megjithatë e vëren se ai pret që vetë të zhvishesh, bëre atë krejtësisht në mënyrë të rëndomtë dhe të qetë: nuk ka nevojë që t’ia hedhësh jelekun në fytyrë!

Këshillë: Para se të hedhësh çdo gjë nga vetja shpejt në kokë bëre një analizë që në atë çast ke në trup. Në qoftë se në këmbë ke të mbathura çizmet, do të jetë më mirë që më parë t’i zbathësh, sepse më lehtë do të zhvishesh. Në qoftë se atë ditë ke të veshura brekë të vjetra të cilat nuk duhet t’i shohë ai, zhvishi bashkë me pantallonat. Gjithashtu nuk je e detyruar të zhveshësh çdo gjë nga vetja: mund të mbash të veshur bluzën të cilën do ta zhveshësh më vonë…

Po në qoftë se duhet ta zhvesh edhe atë?

Në qoftë se dëshiron, mund “t’i përvilësh mëngët” dhe ta zhveshësh edhe atë: mund të jetë një lojë shumë interesante. Në qoftë se, të mungon kuraja ta bësh një veprim të tillë, mos u ngut, ai vetë do të kujdeset për të, apo në atë “aventurë” mund të hysh vetëm pjesërisht – shpërthekoja këmishën dhe pantallonat dhe pastaj me buzëqeshi butësisht. Edhe kjo mund të jetë shumë interesante.

Si t’ia them atë që pëlqen?

Mund të ndodhë që ai të të pyet se çfarë të pëlqen, e çfarë jo. Në qoftë se edhe vetë nuk je e sigurt, propozoji që bashkërisht të zbuloni se çfarë të pëlqen. Mirëpo në qoftë se e di mirë se çfarë të ofron kënaqësi, thuaja haptas apo tregoja duke e marrë përdore dhe duke ia treguar vendin e vertetë dhe ritmin e vërtetë. Atë mund ta bësh madje edhe në qoftë se nuk të pyet asgjë, posaçërisht në qoftë se nuk të përshtatet mënyra e tij, transmeton Telegrafi. Mbaje mend se secila vajzë është e ndryshme dhe se ai nuk mund ta dijë vetetiu se çfarë kërkon ti.

Jam e shtanguar!

Nuk ndjehesh e natyrshme në lojërat e dashurisë, nuk mund të relaksohesh, ndjehesh e pakëndshme në disa poza? Mbaje mend se pikërisht natyrshmëria është ajo që vajzën e bën të dëshirueshme. Mos bën atë që nuk e dëshiron, mos e mundo veten në diç për të ç’gjë do të ndjehesh e pakënaqur. Ndiq instinktin tënd.

Disa femra më mirë gjenden në errësirë dhe në qetësi, të tjerat megjithatë dëshirojnë të jetë dhoma pak e ndriçuar dhe tingullin e butë të ndonjë muzike. Duhet ta dish se ai nuk do të ishte me ty po të mos i pëlqente stili yt: kjo le të të jetë një kurajë fillestare, ndërkaq vazhdimi do të jetë spontan.

Nuk mund ta bind veten për seks oral

Më parë duhet ta dish se a e dëshiron vërtet seksin oral apo jo. Seksi oral është një akt shumë intim, dhe pikërisht për këtë shkak mund t’i ofrosh një kënaqësi të madhe në qoftë se je intime me partnerin tënd. Në të kundërtën, seksi oral mund të jetë mjaft i pakëndshëm në qoftë se është fjala për djaloshin të cilin nuk e njeh mirë.

Në fillim të lidhjes suaj ndoshta nuk ke vullnet të mjaftueshëm për të eksperimentuar me këtë risi. Mos e detyro veten në asgjë dhe mos le që ai të të bindë për atë që nuk e dëshiron. Në qoftë se megjithatë je e bindur se e dëshiron atë, lëshoju fantazisë. dhe në seksin oral nuk ekziston mënyra e vërtetë, për të dhe për ty ekzistojnë vetëm mënyrat tuaja.

Si të ndryshohet poza?

Është ndjenjë e këndshme të bëhet dashuria në poza të ndryshme, ndërkaq secila nga to do t’ju ofrojë kënaqësinë tjetër. Në fillim mund të lejosh që ai të vendosë dhe të përqendrohet në kënaqjen e ndjenjave të cilat secila pozë t’i ofron. Kur të mësosh se cila nga to të pëlqen më së shumti, lirisht bërja me dije.

Në qoftë se dëshiron të ndërrosh pozën gjatë aktit seksual, shndërroje atë në një lojë dashurie dhe fillo të rrotullohesh nëpër shtrat, rrëshqit në të dhe … angazhohu për atë pozë e cila do të të kënaqë.

Si të vihet prezervativi?

Shumica e djelmoshave vetë do të kujdesen për të. Ty të mbetet vetëm që t’ia bësh të qartë se dëshiron seks të sigurt, në qoftë se ai të injoron… Në qoftë se megjithatë dëshiron t’i ndihmosh me rastin e vënies së prezervativit, më parë mbaje mend që mbështjellësin duhet hapur me gishtërinj e jo me dhëmbë. Gjithashtu kujdesu që të mos e shpërthesh me thonj apo me unazë.

Prezervativi vihet kur penisi është në ereksion, ndërkaq majën duhet mbajtur mirë me gishtërinj në mënyrë që në të të mos depërtojë ajri (kjo është me rëndësi për shkak se mund të pëlcasë me rastin e presionit të spermës). Pas aktit seksual është me rëndësi të mbash skajin me gishtërinj në mënyrë që sperma të mos derdhet jashtë prezervativit. /Telegrafi/