LAJMI I FUNDIT:

“Ndihem sikur edhe unë i kam fituar zgjedhjet”: ‘Joe Baiden’ i Japonisë bëhet sensacion në internet, brenda ditës

“Ndihem sikur edhe unë i kam fituar zgjedhjet”: ‘Joe Baiden’ i Japonisë bëhet sensacion në internet, brenda ditës

Fitorja në zgjedhjet amerikane e Joe Biden ka sjellë një moment të pabesueshëm për një politikan lokal në Japoni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yutaka Umeda, 73 vjeç, kryetari i bashkisë së Yamato, një qytet i vogël në jug-perëndim të vendit, është bërë një sensacion brenda natës në internet pasi u vu re se karakteret kanji të përdorura për të shkruar emrin e tij gjithashtu mund të shqiptoheshin “Jo Baiden”.


Ai thuhet se nuk kishte asnjë ide se njerëzit kishin bërë lidhjen midis emrit të tij dhe Biden derisa familja e tij i tha se ai ishte trend në mediat sociale.

“Ndihem shumë afër tij”, tha “i hutuar” Umeda, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo. “Ndihem sikur edhe unë i kam fituar zgjedhjet”.

Sipas The Guardian, karakteret kanji, të cilat e kanë origjinën në Kinë, shpesh kanë disa lexime fonetike.

Mbiemri i kryebashkiakut 梅田 – që përmban dy karaktere – mund të lexohet si “ume” dhe “da”, por gjithashtu edhe si “bai” – dhe “den”.

Karakteri i vetëm 穣 për emrin e tij të dhënë, Yutaka, shqiptohet më shpesh si “jo”. /Telegrafi/