Christoph Hasselbach
Tani s’ka më kthim pas. Sinjali i startit për procesin e daljes tashmë është dhënë. E qysh tani është e qartë, që kjo do të ngjallë pakënaqësi. E kjo si në çdo ndarje në radhë të parë për çështjen e parave. Me një farë gëzimi të kamufluar në Bruksel prej javësh bëhet fjalë për një llogari të kripur të daljes në vlerën e rreth 60 miliardë Eurove, që do t’u paraqitet britanikëve, për të cilën në fakt ende nuk ka asnjë përllogaritje të saktë.
Duket sikur në Komision dhe në disa kryeqytete duan që t’i ndëshkojnë britanikët nën moton “do ta shihni shpejt, se çfarë gabimi keni bërë”.
Parë në aspektin ekonomik Brexit është një gabim – kjo madje mund të konsiderohet si e sigurt. Planet në stratosferë të kryeministres Theresa Mays për një vend të çliruar prej barrierave të bezdisshme, që tani do të vendosë marrëveshje tregtie me të gjithë botën, janë një mbivlerësim i papeshuar mirë i vetvetes. Ajo, ish-kundërshtarja e Brexit-it, tani përpiqet me këtë vetëm të nxjerrë më të mirën nga rezultati i referendumit të vitit të kaluar.
Mund të zgjasë shumë vite, derisa të gjendet një kompensim i krahasueshëm për ndërlidhjet e ngushta ekonomike me BE-në, që ishin etabluar prej kohësh! Çfarë humbje energjish! Britania e Madhe do të humbasë, por edhe BE-ja.
Por, ishin në radhë të parë arsye politike dhe jo ekonomike, ato që çuan në votën për Brexit. “Të rimerret në dorë kontrolli”, ky është shpjegimi i kësaj vote. Për shumicën e banorëve të “flluskës së Brukselit” është një veprim krejt i pashpjegueshëm, se si një vend, që gjoja ka përfituar shumë prej BE-së do t’i kthejë shpinën asaj pas 44 vjetësh. Nga ana e BE-së nuk duket të ketë shenja për vetëkritikë. Megjithatë askush nuk duhet të gënjejë veten: Qëllimi zyrtar i një “unioni gjithnjë e më të lidhur ngushtë” nuk janë vetëm britanikët të pakënaqur. Pikërisht në Gjermani ka një tendencë sakralizimi të Europës. Pas kësaj gjithçka shpërbëhet, nëse vihet në pikëpyetje predikimi i një “unioni gjithnjë e më të lidhur ngushtë”. Por, Brexit-i e vë atë masivisht në pikëpyetje.
Pikërisht në Gjermani do të ishte gabim që të shprehej ndjenjë hakmarrjeje. Nëse bëhet fjalë për tregtinë e lirë, aftësinë konkurruese, ekonomi me kursim, Gjermanisë do t’i mungojnë shumë britanikët që mendojnë ngjashëm. Në të ardhmen Gjermania do ta ketë edhe më të vështirë se tani, që të mbrohet prej kërkesave të një blloku të fortë të shteteve jugore të BE-së, që BE-në duan ta bëjnë një union transferi dhe borxhesh me Gjermaninë si kampione të pagesave.
Ndaj nuk duhet të jetë objektiv i negociatave për Brexit, që të stampohet një shembull me Britaninë e Madhe, për t’i trembur kandidatë të tjerë të mundshëm për dalje nga një “deal i keq”. Një gjë e tillë do t’i nxiste edhe më shumë euroskeptikët në vende si Suedia, Danimarka apo Holanda. Qëllimi duhet të jetë, që britanikët edhe më tej të mbahen të lidhur ngushtë me BE-në dhe që tranzicioni të konceptohet mundësisht pa fërkime.
Do të ishte një mënyrë pragmatike veprimi, në dobi të interesave të të gjithëve, në vend të një strategjie të gabuar – o të gjitha o hiç fare. BE-ja nuk mund të dojë t’i mbajë bashkë të gjithë anëtarët e vet, duke ndëshkuar ata që shkëputen. Por ajo mund t’ia arrijë kësaj vetëm duke qenë joshëse!
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

Situata në veri, NATO dërgon edhe 700 ushtarë në Kosovë

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në "Defender 23", pasoja e parë për Kosovën

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite