Ndeshje vendimtare në futbollin evropian, Ipko vije me transmetime maratonë këtë fundjavë

Kampionateve më të mëdha në Evropë po i vije fundit dhe kësisoj do të vendosen edhe kampionët në këtë javë.
Vëmendja e adhuruesve të futbollit evropian do të jetë në Ligën Premier, ku zhvillohet java e fundit.
Manchester City dhe Liverpool janë duke luftuar për titullin e kampionit, derisa skuadra e Pep Guardiolës luan në udhëtim te Brighton, Liverpooli do ta pres në shtëpi skuadrën Wolverhampton.
Dy takimet e dy ekipeve më të mira në Angli do të mund t’i ndiqni në platformën më atraktive në vend në Ipko dhe kanalet Supersport.
Ndërkohë në ekranet e juaja nuk do të mungojnë as gjigantët spanjoll si Real Madrid e Barcelona si dhe kampionët francez të PSG.
Javë vendimtare do të jetë edhe në Eredivisie me Ajaxin dhe PSV Eindhovenin që po luftojnë si të barabarta për titullin e kampionit. /Telegrafi/






















































