Në fundjavë nis zyrtarisht stinori pranveror i sezonit 2018/19, me Prishtinën lidere dhe Feronikelin që është menjëherë pas saj.

Ndeshjen e parë në pranverë Prishtina e zhvillon si mysafire e rivalit nga kryeqendra, Flamurtarit.


42855170 10157416739423538 6635057167546187776 o

Por skuadra kuqezi ka vendosur që ndeshjen me Prishtinën të zhvillojë në stadiumin "Fadil Vokrri".

FFK dhe Supersporti e kanë caktuar të hënën për termin të ndeshjes, pra orari nuk do të ndryshojë.

42925973 10157416726483538 1142156581396283392 o

Derbi i kryeqytetit zhvillohet më 18 shkurt nga ora 13:30.

Ndeshja e parë e zhvilluar po në këtë stadium ishte mbyllur baras 1-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app