Një pjesë e banorëve të komunës së Malishevës më nuk do të kenë telashe me prishjen e rrjeti të energjisë elektrike. Kjo për shkak se Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) , tashmë ka vendosur trafo stacionin e ri në këtë komunë. Në këtë trafo stacion do të kyçen 31 konsumatorë të cilët më herët kanë qenë të kyçur në trafostacionin “Gurbardhi 2”.
Investimet e KEDS-it u mirëpritën mjaftë mirë edhe nga zyrtarë komunal të Malishevës. Milazim Morina, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë tha se ndërrimi i trafo stacionit ka qenë mjaft i nevojshme.
Sipas tij, banorët e kësaj ane janë përballur me tension jo-stabil të energjisë elektrike, mirëpo problem edhe më i madh kanë qenë shtyllat e vjetra të energjisë elektrike që kanë paraqitur një rrezik për banorët.
“Trafo dhe shtyllat kanë qenë shumë të vjetra dhe në vende shumë të papërshtatshme e që kanë shkaktuar rrezik të madh për banorët e komunës. Fëmijët kanë qenë më të rrezikuarit në këtë rast pasi që trafo në oborret e shkollave kane qenë në një gjendje shqetësuese”, tha Morina.
Ai tha se investimi që është bërë përbën plotësim të një prej kërkesave që banorët e Malishevës e kanë parashtruar tash e një kohë të gjatë.
Në anën tjetër në KEDS thonë se trafo stacioni dhe largpërçuesi është ndërtuar sipas të gjitha normave teknike.
“Për projektin TS-10/04 kV Gurbardhi, në Malishevë janë ngritur dhe montuar 7 shtylla betoni në lartësi prej 12 metrave. Është bërë ngritja dhe montimi i trafo shtyllës (kapriat) me transformator 160 Kva, montimi i 8 kanzollave si dhe montimi i 53 izolatorëve”, thonë në KEDS.
Sipas inxhinjerëve të kësaj kompanie, me ndërrimin e trafostacionit siguria e furnizimit me energji elektrike në komunën e Malishevës do të jetë stabile.
Janë edhe shumë investime të tjera që janë duke u bërë gjithandej Kosovës nga KEDS-i që për qëllim kanë rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe uljen e humbjeve, prej të cilave përfiton konsumatori.
Investimet totale që nga kalimi i Distribucionit dhe Furnizimit në pronësi të konzerciumit tek kompania “Çalik-Limak” e deri më sot janë realizuar mbi 60 milionë euro.
Në Planin Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes deri në vitin 2025, parashihet të që të vendosen 3500 trafo stacione të reja bashkë me ato që do të rinovohen dhe mbi 2000 kilometra të rrjetit të ri, që do të kontribuojnë në modernizimin dhe avancimin e Rrjetit të Shpërndarjes në standarde botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak