LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i zemrës së plotë artificiale, për herë të parë në Maqedoni (Foto)

Ndërtimi i zemrës së plotë artificiale, për herë të parë në Maqedoni (Foto)

Gjithsej në botë janë kryer 1.800 operacione të tilla, tashmë edhe vendi ynë ka hyrë në listën e 25 vendeve të botës në të cilat kryhet ndërhyrja më e vështirë dhe më e ndërlikuar në kirurgjinë kardiake, përveç vendeve të tjera si SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Turqia, Britania e Madhe, Italia.

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup, është kryer ndërtimi i parë i zemrës së plotë artificiale në Maqedoni. Pacienti 46 vjeçarë nga qyteti i Shtipit, me një rast të jashtëzakonshëm të dobësimit të zemrës, pas kryerjes së operacionit, ndodhet në gjendje shëndetësore të mirë dhe të qëndrueshme.
Operacioni i cili zgjati më shumë se pesë orë e gjysëm dhe përfundoi gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së mërkurë, është kryer nga ekipi i spitalit “Acibadem Sistina” i udhëhequr nga kreu i departamentit kardiokirurgjik, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq.


Me ndërtimin e zemrës së plotë artificiale, si një operacion kompleks i kirurgjisë kardiake, Spitali klinik “Acibadem Sistina” është renditur në majën e spitaleve shëndetësore në botë të cilat kryejnë intervenime të zemrës me mbështetje mekanike. Në të njejtën kohë, ky është një hap tepër i madh për kardiokirurgjinë maqedonase, me anë të të cilit vendi ynë renditet në listën e vendeve të pakëta në botë të cilat kryejnë operacione të këtij lloji.

“Ndërtimi i zemrës së plotë artificiale ishte zgjidhja e vetme për pacientin, i cili kishte një formë të theksuar të insuficiencës së zemrës, me 15 % kapacitet.

“Me ndëtimin e zemrës së re, pacientit i’u dha një shans i ri për jetën dhe gjashtë vite kohë për gjetjen e transplantimit të përshtatshëm. Gjatë intervenimit, u bë mënjanimi i plotë i zemrës së pacientit dhe e zëvendësuam atë me zemrën mekanike. Kjo ndërhyrje është zgjidhja më e mirë, veçanërisht tek pacientët tek të cilët insuficienca e zemrës është e pranishme në barkushen e majtë dhe të djathtë, dhe është një intervenim ndjeshmërisht kompleks, ndryshe nga ndërtimi i pompës artificiale LVAD, e cila jep mbështetje mekanike vetëm në barkushen e majtë të zemrës”, u shpreh Prof. Dr. Nikoliq.

Ndërtimi i zemrës artificiale është ndërhyrja më e vështirë dhe më komplekse në kirurgjinë kardiake. Operacioni zgjati rreth pesë orë e gjysëm dhe me shumë gëzim tepër mund të themi se gjithçka përfundoi me përsosshmëri. Pacienti është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, ai është i vetëdijshëm dhe kontaktet janë gjithashtu të mira. Ne jemi pozitivisht të befasuar nga shpejtësia e shërimit të tij, thotë kreu i ekipit, Prof. Dr. Nikoliq.

Ky është operacioni i parë në Maqedoni i mbjelljes apo ndërtimit të zemrës artificiale, dhe i dyti në rajon pas vitit të kaluar në Institutin e sëmundjeve kardiovaskulare “Dedinje” në Beograd, gjithashtu i kryer nga Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq.

“Me ndërtimin e zemrës së parë artificiale, “Acibadem Sistina” vazhdon të dëshmojë se është lider në prezantimin e ndërhyrjeve të reja. Për kryerjen e këtij intervenimi kirurgjik specifik, ekipi ynë i kardiokirurgëve iu nënshtrua një trajnimi profesional në Gjermani, trajnim i mbajtur nga ekspertët e kompanisë Syncardia, e cila është lider botëror në prodhimin e zemrës mekanike. Me anë të këtij edukimi, ekipi i kardiokirurgëve është ekipi i vetëm i çertifikuar për kryerjen e këtij intervenimi në Republikën e Maqedonisë. Gjithsej në botë janë kryer 1.800 operacione të tilla, ku tashmë edhe vendi ynë ka hyrë në listën e 25 vendeve të botës në të cilat kryhet ndërhyrja më e vështirë dhe më e ndërlikuar në kirurgjinë kardiake, përveç vendeve të tjera si SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Turqia, Britania e Madhe, Italia… “, u shpreh Dr. Jana Marin, drejtoresha e spitalit si dhe anëtare në bordin e drejtorëve të Spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Në Spitalin klinik theksohet se në rast se nuk do të ishte kryer ndërtimi i zemrës artificiale tek ky pacient, parashikimet për mbijetesën e tij do të reduktoheshin në disa ditë apo në disa javë. Ky operacion, pacientit do ti mundësojë një jetë të mirë dhe më të rehatshme gjatë 6 viteve të ardhshme, në mënyrë që të mund të presë për transplantimin e zemrës së donatorit.
Zemra artificiale ka madhësinë e zemrës natyrale. Funksionon me anë të një baterie, të cilën pacienti pas daljes nga spitali, do ta mbajë me vete në shpinë me anë të një çantë të veçantë e cila peshon gjashtë kilogram. Ndërtimi i zemrës mekanike, është trend në kardiokirurgjinë botërore, për faktin se është gjithnjë dhe më vështirë gjatja e donatorit.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori