LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 25° clearsky_day

Ndërtesa e Stacionit të Trenit në Ferizaj, monument i historisë dhe kujtesës kolektive

Ndërtesa e Stacionit të Trenit në Ferizaj, monument i historisë dhe kujtesës kolektive

Në zemrën e qytetit të Ferizajt ndodhet ndërtesa e Stacionit të Trenit, ndërsa sipas të dhënave zyrtare në Ferizaj ajo është ndërtuar në vitin 1873/1874, pas përfundimit të linjës hekurudhore.

Si ndërtesa më e vjetër publike në qytet, ajo mbart brenda saj historinë e zhvillimit të një qyteti që falë kësaj infrastrukture, u shndërrua në një pikë strategjike në rajon.

“Kjo linjë hekurudhore, projektuar nga francezët si pjesë e zgjerimeve në territoret e Perandorisë Osmane, njihej nga banorët lokalë si ‘udha e frëngut’ dhe luajti një rol kyç në transformimin ekonomik dhe social të Ferizajt”, thonë ekonomistët dhe historianët ferizajas.


Me kalimin e kohës, Stacioni i Trenit nuk ishte thjesht një pikë transiti për mallra dhe njerëz, por një vend ku historia ndodhte.

Gjatë luftës së Kosovës (1998-99), stacioni u përdor edhe për dëbimin masiv të qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova si pasojë e dhunës e luftës në Kosovë.

Këto ngjarje, të ngulitura thellë në kujtesën kolektive, e kanë bërë këtë ndërtesë një simbol të vuajtjes, por edhe të mbijetesës.

Ndërtesa e Stacionit të Trenit mbetet sot një monument i gjallë i ndërlidhjes së kulturave dhe të historisë së përbashkët, një testament për rëndësinë e kujtimit të të kaluarës dhe mësimeve që ajo sjell.

Ajo flet jo vetëm për të kaluarën e një qyteti, por për historinë e popullit të tij dhe qëndrueshmërinë e shpirtit njerëzor në përballje me sfidat më të mëdha.

Për rëndësinë e historinë e këtij institucioni kanë folur edhe historianë dhe njohës të zhvillimit të qytetit të Ferizajt, si Ilir Bytyçi – historian, Azem Çerkini – ekonomist dhe Nebi Jashari, ekonomist.

Sipas tyre, kjo hekurudhë ka ndikuar për zhvillimin e vendit, punësimin dhe lëvizjen e njerëzve dhe shkëmbimin e mallrave.

Ata thonë se gjithashtu pati në atë kohë hapje të dyqaneve e bizneseve të reja në afërsi të këtij stacioni dhe rrugës afër.

Për më shumë ndiqeni rrëfimin e plotë të tyre. /Adifete Shiti/

Në trend

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë kalojnë nëpër Mbretërinë e Bashkuar ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj Iranit

Aeroplanët luftarakë amerikanë kalojnë nëpër Mbretërinë e Bashkuar ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj Iranit

Botë
Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit

Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit

Lajme

"Asnjë ditë pushim për shtatë vjet": Historia e investitorit amerikan, pasuria e të cilit tani vlerësohet në rreth 6 miliardë dollarë

Botë
Banorët e cilave rajone në Kosovë dhurojnë më së shumti gjak? Tregon menaxherja Mavraj

Banorët e cilave rajone në Kosovë dhurojnë më së shumti gjak? Tregon menaxherja Mavraj

Shëndetësi
Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme të reja - gjithçka MINUTË PAS MINUTE

Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme të reja - gjithçka MINUTË PAS MINUTE

Lewandowski pranon t'i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Lewandowski pranon t'i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Ndërkombëtare
Kalo në kategori