LAJMI I FUNDIT:

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me flamurin e LGBTIQ+

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me flamurin e LGBTIQ+

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e LGBTI-së për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.

Pamjet janë shpërndarë nga Zyra e Kryeministrit Për Qeverisje të Mirë, në rrjetin social Facebook.

Ky veprim vjen si pjesë e angazhimit të Qeverisë për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI dhe luftimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Pra, me ndriçimin e flamurit të LGBTI-së në ndërtesën e Qeverisë, Kosova shpreh angazhimin e saj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë së të gjithë qytetarëve, pavarësisht orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

CEL Kosova, përmes një postimi ka thënë se kjo ditë shënohet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për diskriminimin dhe dhunën me të cilën përballen individët LGBTIQ+ dhe të promovomit të të drejtave dhe mirëqenies së tyre.

“Ne sot po ndajmë një video me qasje satirike dhe të guximshme për t’u përballur me fanatizmin dhe gjuhën urrejtëse të anëtarëve homofobikë të parlamentit. Kjo video shërben si formë e kumtesës sociale se fjalët kanë pasoja dhe anëtarët e parlamentit duhet të mbahen përgjegjës për përjetësimin e diskriminimit”.

“Duke theksuar dhe kritikuar sjelljen diskriminuese, ne vazhdojmë përpjekjet tona për të sfiduar homofobinë dhe transfobinë, promovuar përfshirjen dhe avokuar për të drejtat LGBTIQ+”.

“Së bashku mund t’i thyejmë barrierat, të rrisim ndërgjegjësimin dhe të nxisim mirëkuptimin. Bashkohuni me ne për të shënuar IDAHOBIT 2023”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori