LAJMI I FUNDIT:

Ndërsa shumë po ikin për në Poloni, mijëra ukrainas kanë vendosur të bëjnë të papriturën – të kthehen në shtëpi

Ndërsa shumë po ikin për në Poloni, mijëra ukrainas kanë vendosur të bëjnë të papriturën – të kthehen në shtëpi

Dy ditë pasi u larguan në Poloni nga një luftë që ka shkatërruar qytetin e tyre, të shtunën në mbrëmje, tri gra hipën në një tren për në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zhanna Sinitsyna, gjyshja, kishte frikë të kthehej në shtëpi në Mykolaiv, një nga disa qytete të Ukrainës nën bombardimet e ashpra nga forcat ruse.


Por ato nuk kishin mundur të gjenin një vend për të fjetur në Poloni dhe ajo nuk ishte ndjerë mirë që kur u largua.

"Lufta duhet të përfundojë deri në fillim të majit" - këshilltari presidencial ukrainas jep dy versionet e mundshme se si do të ndodhë një gjë e tillë
Lexo po ashtu "Lufta duhet të përfundojë deri në fillim të majit" - këshilltari presidencial ukrainas jep dy versionet e mundshme se si do të ndodhë një gjë e tillë

“Në shpirtin tim, Mykolaiv është shtëpia ime”, ka thënë gruaja 49-vjeçare, e cila ishte mbështjellë me një shall blu për t’u ngrohur ndërsa priste një tren të vonuar nga Kievi jashtë stacionit të trenit Przemysl, pranë kufirit Poloni-Ukrainë. “Dhe unë duhet të jem në shtëpi”.

Ajo do t’i bashkohej 220,000 ukrainasve që thuhet se janë kthyer në vend në dy javët e fundit, sipas rojës kufitare të Ukrainës.

Të shtunën në mbrëmje, ajo ishin tre nga më shumë se 100 persona, kryesisht ukrainas, që prisnin në radhë në stacion për të hipur në një tren për në Kiev.

Arsyet e tyre për t’u kthyer në Ukrainë ishin të ndryshme.

Disa ishin duke udhëtuar jashtë vendit kur filloi lufta dhe ishin të etur të ktheheshin. Të tjerë jetonin jashtë vendit.

Dhe pasi dëgjuan thirrjet e presidentit Volodymyr Zelensky për luftëtarët e huaj dhe ukrainasit që të përfshiheshin në luftë, shumë kanë thënë se do të luftonin.

Ndërsa qëndronin në radhë, të tri gratë u habitën që kaq shumë njerëz po shkonin drejt e në një luftë brutale.

Të shpërndarë në vargun e kryesisht grave dhe fëmijëve ishin burra që udhëtonin të vetëm, përcjell Telegrafi.

Agresioni rus: Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë - vdes edhe foshnja e saj
Lexo po ashtu Agresioni rus: Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë - vdes edhe foshnja e saj

Njëri mbante një çantë të madhe në shpinë. Një tjetër, u pa duke “kërkuar” pafund nëpër telefonin e tij.

Një i tretë, Oleksii Zvieriev, ishte veshur me “ngjyra ukrainase”, nga koka te këmbët – blu dhe të verdhë.

Zvieriev është nga Brovary, një periferi e Kievit.

Ditën që Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë, ai ishte duke punuar, duke drejtuar një kamion nëpër Evropë.

Por ai vendosi: Ai do të kthehej për të luftuar. Dhe e shtuna ishte ajo ditë.

“Është e vështirë të flasësh për emocionet e kthimit në luftë”, tha Zvieriev. “Kam miq në bodrume dhe më thonë se po dëgjojnë shpërthime gjatë gjithë kohës. Nuk mund të ndaloj së qeni i shqetësuar”.

Në ditët e para të luftës, ai dëgjoi se dy nga miqtë e tij që ishin bashkuar me luftën ishin vrarë. Njëri ishte 25, tjetri 40.

Ai po vuante për faktin se nuk ishte aty për ta.

Por për më tepër, tha ai, ai shqetësohej se nuk ishte aty për familjen e tij.

Ai shqetësohej gjithashtu për njerëzit në Mariupol, të cilëve po u mungonte ushqimi dhe uji.

Musk 'sfidon Putinin me një luftë një me një’ - fituesi merr Ukrainën!
Lexo po ashtu Musk 'sfidon Putinin me një luftë një me një’ - fituesi merr Ukrainën!

Andaj, siç thotë ai, mezi priste të kthehej për t’iu bashkuar gardës kombëtare.

Ndërsa vonesa e trenit vazhdoi, një fëmijë qau nga i ftohti. Kira shtrëngoi duart e tij. Një punonjës ndihmës filloi të këndonte dhe t’i binte kitarës.

Zhanna Sinitsyna, gjyshja e Kirës, shikoi linjën, pastaj valët e njerëzve që dilnin nga treni në të cilin do të hipte së shpejti. Ata dukeshin të rraskapitur. Ajo ishte gjithashtu.

Dhe ndërsa futen sërish në zonën e luftës, ajo shqetësohet jo vetëm për familjen e saj, por edhe për nënat ruse.

Ajo nuk dëshiron që ato të shqetësohen për djemtë e tyre si ajo dhe shumë nga miqtë e saj. Ajo thjesht dëshiron që kjo të përfundojë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori