LAJMI I FUNDIT:

Agresioni rus: Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë – vdes edhe foshnja e saj

Agresioni rus: Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë – vdes edhe foshnja e saj

Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj.

Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve AP, përcjell Telegrafi.


Por ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin – dhe duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj – thuhet se ajo bërtiti: “Më vrisni tani!”.

Nëntë të vrarë nga një sulm rus në qendrën stërvitore në Lviv – çfarë dimë për bazën që është vetëm rreth 10 kilometra nga territori i NATO-s?
Lexo po ashtu Nëntë të vrarë nga një sulm rus në qendrën stërvitore në Lviv – çfarë dimë për bazën që është vetëm rreth 10 kilometra nga territori i NATO-s?

Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, ka bërë të ditur kirurgu.

Duke u fokusuar tek gruaja, “më shumë se 30 minuta reanimim i nënës nuk dhanë rezultat”.

“Të dy vdiqën”, ka bërë të ditur kirurgu.

Gazetari amerikan vritet nga forcat ruse në Ukrainë – plagoset kolegu i tij
Lexo po ashtu Gazetari amerikan vritet nga forcat ruse në Ukrainë – plagoset kolegu i tij

Pas bombardimeve, Rusia mohoi se kishte realizuar sulme në një spital në qytetin port.

Ambasadori i saj në OKB dhe ambasadori i saj në Londër, thanë se imazhet e mizorisë ishin “lajme të rreme”.

Moska pretendoi se ndërtesa ishte pushtuar nga ekstremistët ukrainas dhe se asnjë pacient apo mjek nuk kishte mbetur brenda.

Një grua tjetër që ishte në ndërtesë në atë kohë, blogerja e bukurisë Mariana Vishegirskaya, tha se “xhamat, kornizat, dritaret dhe muret u shpërthyen” kur filloi sulmi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori