LAJMI I FUNDIT:

Ndërronte 10 lokacione në ditë, detaje të reja që tregojnë se si Baghdadi arrinte të ishte një hap para të gjithëve – për ta kapur agjentët irakianë ndërruan taktikat

Ndërronte 10 lokacione në ditë, detaje të reja që tregojnë se si Baghdadi arrinte të ishte një hap para të gjithëve – për ta kapur agjentët irakianë ndërruan taktikat

Agjentët e inteligjencës irakiane prej vitesh kishin përcjellë liderin e organizatës terroriste ISIS, Abu Bark al-Baghdadi, para se të ndërmerrnin hapin kyç që qoi në kapjen e tij.

E gjitha filloi me arrestimin e dhëndrit të Baghdadit, Mohammad Ali Sayet al-Zubaei, i cili në maj të vitit 2015 iu bashkua ISIS dhe u bë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të militantëve. Agjentët irakianë në vend se të përcillnin Baghdadin, kishin ndjekur njerëzit e tij që konsideroheshin bashkëpunëtorët e ngushtë, transmeton Telegrafi.

“Kemi vëzhguar lëvizjet e Baghdadit në mënyrë indirekte përmes familjarëve të tij. Kjo na dha fshehtësi të plotë dhe krijoi përshtypjen që nuk jemi duke e përcjellë Baghdadin”, ka deklaruar gjenerali Saad al Alak.

AI Zubaei kishte ndihmuar Baghdadin të shmangë autoritetet e sigurisë sa herë udhëtonte. E pasi u kap, iu dha informacione shumë të rëndësishme agjentëve të inteligjencës irakiane.

Pasi u arrestua nga autoritetet turke, foli për të gjitha sekretet e militantëve - gruaja e Baghdadit zbuloi shumë informacione për ISIS-in  
Lexo po ashtu Pasi u arrestua nga autoritetet turke, foli për të gjitha sekretet e militantëve - gruaja e Baghdadit zbuloi shumë informacione për ISIS-in  

Ishte pikërisht ai që futi forcat e sigurisë përmes tunelit që qonin në shkretëtirën në afërsi të Kaimit në perëndim të Irakut, jo larg kufirit me Sirinë ku agjentët zbuluan gjërat personale të Baghdadit si hartat dhe shkrime të ndryshme mbi lokacionin ku lideri i terroristëve mund të kishte qenë. Al Zubaei gjithashtu ka përmendur që Baghdadi mund të kishte qenë në Idlib të Sirisë.

Forcat irakiane të sigurisë kishin arritur të infiltrohen në rrjetin e Baghdadit në Siri, gjë që ndihmoi në fund në kapjen e tij. Këto informata irakianët i kishin ndarë me forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të, që në fund quan në atë që CIA dhe agjencitë tjera të sigurisë ta gjejnë.

Kujtojmë që Baghdadi ka humbur jetën së bashku me dy djemtë e tij, pas një aksioni të forcave speciale amerikane në fshatin Barish në Idlib. E lajmi që Baghdadi gjendej në Idlib ka tingëlluar paksa i çuditshëm për shumë analistë. Idlib është nën kontrollin e Haya Tahrir Shama, grupit që ka lidhje të ngushta me Al Qaedën.

Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit
Lexo po ashtu Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

E pasi që të gjitha grupet terroriste kanë ideologji pak a shumë të ngjashme, ISIS dhe Al Qaeda prej vitesh luftonin kundër njëra-tjetrës në Siri. Dhe dukej e palogjikshme që atje të fshihej Baghdadi, në veçanti në një fshat rreth 5 kilometra larg vijës kufitare me Turqinë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet irakiane ishte vënë pas Baghdadit që kur kishte shpallur “kalifatin” para një xhamie në Mosul në qershor të vitit 2014. Menjëherë ishin dërguar agjentët në qytet dhe të paktën një herë kishin rrethuar këtë zonë, duke shpresuar se do ta zënë në befasi Baghdadin. Megjithatë asokohe ai vazhdimisht ndërronte lokacion dhe atë mbi 10 herë në ditë.

Ai kishte arritur të arratiset nga Iraku përmes terrorit që e kontrollonin njerëzit e tij në gusht të vitit 2017. Ndërkaq dihet se në shkurt të vitit të kaluar kishte qenë në Deir Ezor. E rol kyç në këtë vendim ka pasur babai i gruas së tretë që kishte fituar nofkën e “fantazmës së shkretëtirës”, kjo për shkak se arrinte t’i zhvendoste grupet e ISIS-it nga njëri vend në tjetrin pa u vërejtur nga askush – madje shpesh udhëtonin nga Mosuli i Irakut për në Raqqa të Sirisë.

Zbulohet e vërteta e fotografisë së qenit hero me medalje nderi
Lexo po ashtu Zbulohet e vërteta e fotografisë së qenit hero me medalje nderi

Në shkurt të vitit të kaluar u arrestua Mohammad al-Dulaimi i njohur si Abu Ibrahim. Ai ishte djali ish-zëvendësit të Baghdadit, që asokohe ka qenë një nga njerëzit më të besueshëm që dërgonte mesazhe tek persona të caktuar. Arrestimi i tij vetëm sa kishte ofruar më shumë informacione për forcat e rendit.

Pas arrestimit të tij Baghdadi ishte larguar nga Deir Ezor, duke vazhduar të lëviz nëpër shkretëtirën e Sirisë përmes Palmirës dhe Homsit, deri në mars të këtij viti kur vendosi që stacionohet në veri të Sirisë, ku edhe kaloi ditët e fundit derisa nuk kreu vetëvrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori