LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë profesori universitar i ekonomisë Nuri Bashota

Ndërron jetë profesori universitar i ekonomisë Nuri Bashota

Sot ka ndërruar jetë profesori universitar i ekonomisë, Nuri Bashota, kështu kanë njoftuar të afërmit e tij.

Sipas tyre, varrimi i të ndjerit bëhet gjatë ditës së mërkurë në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.


Profesor Bashota ishte një ndër themeluesit e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, në të cilin punoi 40 vite, nga u pensionua si “Profesor Emeritus”.

Gjatë punës së tij shumëvjeçare, kreu shumë detyra me rëndësi mësimore-shkencore si dekan i Fakultetit të Ekonomisë, drejtor i Entit për Kërkime Shoqërore-Ekonomike të Fakultetit Juridik-Ekonomik, kryetar i Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës, nënkryetar i Unionit të Ekonomistëve Shqiptar në Tiranë, nënkryetar i Seksionit Shkencor të Lidhjes së Ekonomistëve të ish-Jugosllavisë, kryetar i Këshillit Botues të revistës “Përparimi”, kryeredaktor i revistës shkencore “Economia”, të revistës shkencore ndërkombëtare “Iliria”, të revistës shkencor “Universum Jurnal”, etj.

Bashota është autor i më se 150 punimeve shkencore e profesionale të publikuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, si dhe i 18 projekteve të aplikuara shkencore dhe 8 teksteve universitare nga lëmi i shkencave ekonomike. /Telegrafi/