LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf

Ndërron jetë ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf

Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë dhe ishte i shtrirë në një spital në Dubai.

Musharraf ishte shpallur i arratisur në rastin e vrasjes kryeministres Benazir Bhutto, dhe në rastin e vrasjes së një zyrtar fetar në xhaminë e kuqe, transmeton Telegrafi.


Ish-presidenti që jetonte në Dubai që nga viti 2016, po përballej me një çështje tradhtie për pezullimin e Kushtetutës në vitin 2007.

Musharraf u ngrit politikisht pasi kryeministri Nawaz Sharif e promovoi atë në gjeneral me katër yje në vitin 1998, duke e bërë Musharrafin kreun e forcave të armatosura.

Ai udhëhoqi infiltrimin e Kargil, i cili filloi luftën midis Indisë dhe Pakistanit në 1999.

Në vitin 2019, një gjykatë speciale e dënoi atë me vdekje. Musharraf erdhi në pushtet me një grusht-shtet në vitin 1999, duke rrëzuar kryeministrin e atëhershëm Nawaz Sharif.

I përballur me fajësimin pas zgjedhjeve të vitit 2008, Musharraf u detyrua të jepte dorëheqjen si president dhe shkoi në mërgim në Dubai.

Ish-ushtaraku shkoi në Dubai në mars 2016 për trajtim, dhe që atëherë nuk është kthyer më. /Telegrafi/