Mbrëmë në Prishtinë në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë Qemajl Morina, pedagogu, publicisti, botuesi, teologu, njeriu i dialogut ndërfetar, udhëheqësi i shquar i institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Bashkësia Islame e Kosovës, varrimi i Qemajl Morinsës bëhet sot, pas faljes së namazit të drekës në vendlindjen e tij në fshatin Hodonoc të komunës së Kamenicës, bën të ditur familja e të ndjerit.
Biografia e profesor Qemajl Morinës:
Qemajl Morina u lind në vitin 1951 në fshatin Hodonovc të Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë.
Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Umduruman” në Sudan (1976), ndërkaq studimet pasuniversitare i mbaroi në Universitetin e Kajros (1979). Pas studimeve (1980 – 1989) ka punuar në Bengazi në detyrën e sekretarit dhe përkthyesit në Ministrinë e Shëndetësisë të Libisë. Më 1990 është punësuar në Kryesinë e Bashkësinë Islame të Kosovës, si bashkëpunëtor profesional për shtyp dhe po atë vit emërohet kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”, në të cilin post qëndroi deri në vitin 1996. Ndërkaq, nga viti 2001 deri më 2016 ishte kryeredaktor i Revistës “Edukata Islame”. Ka Ligjëruar gjuhën arabe në Katedrën e Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë (1990-1992), ndërsa që nga hapja e FSI-së në Prishtinë 1992 e demi me 2016 ligjëron lëndën e gjuhës arabe, këtu përveç si pedagog kreu edhe detyrën e prodekatin (1992-2011) .
Ka bërë hulumtime në Londër në Institutin për Studime Orientale (1978), në Arkivin Qendror të Egjipt në Kajro (1976-1977) dhe në Arkivin Kombëtar të Libisë dega në Bengazi (1980-1982).
Ka qenë Përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës në dosjen e Dialogut ndërfetar “Islamit dhe Krishterimit”, gjatë viteve 1998- 2013). Me shkrime merret që nga viti 1970-të, ka bashkëpunuar me një numër të konsiderueshëm të revistave shkencore që botohen te ne dhe jashtë, “Edukata Islame”, “Takvim-Kalendar”, “Rilindja”, “Jeta e Re”, “Përparimi”, “Hëna e Re”, “Dituria Islame”, “el-Muxhtema”, “et-Talib”, “err- Rrisaletu”, (Sudan), Al-Arab”, (Bejrut}, “Gllasnik’ “Preporod” {Sarajevë) “Drita islame” (Tiranë), Zëri etj.
Ka të botuara këto monografi: Hoxhë Kadri Prishtina- mendimtar islam, Prishtinë (2000), Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881), (2007), Glosari i nocioneve fetare (islame, ortodokse, katolike dhe çifute)(2010). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?