Liverpooli ka pësuar humbje me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit anglez.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 në minutën e 14-të përmes Alexis Mac Allister.


I shpejtë ishte reagimi i vendasve të cilët brenda një kohe jo shumë të gjatë ia dolën që ta përmbysin rezultatin.

Fillimisht për të barazuar shifrat realizoi Ryan Sessegnon në minutën e 23-të i cili u gjend në vendin e duhur për rezultatin 1-1.

Në minutën e 32-të Alex Iëobi me ndihmën e një devijimi arriti të shënojë për 2-1 duke mposhtur portierin Caoimhin Kelleher.

Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë Fulhami shënoi edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Rodrigo Muniz (37’) i cili gjeti rrjetën për 3-1.

Liverpooli u këndell në pjesën e dytë, madje arritën të shënojnë edhe një gol por duke mos arritur që ta evitojnë humbjen.

Për të ngushtuar diferencën në 2-1 u përkujdes Luis Diaz i cili në minutën e 72-të realizoi një gol mjaft të bukur.

‘Të Kuqtë’ patën mundësinë që të barazojnë gjithçka në minutën e 79-të, por fatkeqësisht goditja e Harvey Elliott u ndal nga traversa.

Pas kësaj humbje Liverpooli mbetet lider me 73 pikë të grumbulluara, 11 më shumë se Arsenali në vendin e dytë që ka 62 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app