LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca, vendimi për ekstradimin ose jo të Grujevskit dhe Boshkovskit do të kumtohet të premten

Ndërpritet seanca, vendimi për ekstradimin ose jo të Grujevskit dhe Boshkovskit do të kumtohet të premten

Këshilli gjyqësor i Gjykatës së Selanikut e ka ndërprerë seancën e sotme, ndërsa vazhdimin e caktoi për të premten, kur edhe duhet të kumtohet vendimi për kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e Goran Grujekvskit dhe Nikolla Boshkovskit në Maqedoni.

Edhe seanca e sotme u mbajt prapa dyerve të mbyllura me kërkesë të avokatëve. Ata sërish kërkuan që Grujevski dhe Boshkovski të mos ekstradohen në Maqedoni sepse nuk do kishte gjykim të drejtë, ndërkaq mund edhe të rrezikohen jetët, pasi që procedurën kundër tyre e cilësojnë si ndjekje politike.


Maqedonia pret vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradimin, ose jo, të Grujoskit dhe Boshkovskit
Lexo po ashtu Maqedonia pret vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradimin, ose jo, të Grujoskit dhe Boshkovskit

Ish-kryetari i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, Aleksandar Dashtevski, si ekspert me propozim të avokatëve të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, sot ishte marrë në pyetje si dëshmitar në Gjykatën në Selanik, konfirmoi për MIA-n avokati i të akuzuarve, Petar Vasilev.

“Sot vazhdoi marrja në pyetje e dëshmitarëve. U mor në pyetje Dashtevski, i cili nga ana e Gjykatës u pyet për aspektetet juridike të procedurës në kuptim të konventave ndërkombëtare dhe konventave për të drejta të njeriut. Ai do të jetë edhe dëshmitari i fundit në procedurë, pas çka pritet të sillet vendimi i shkallës së parë”, thotë Vasilev.

Nga vendimi, siç tha, do të varet nëse do të parashtrohet ankesë.
Për ekstradimet në Greqi, vendosë këshilli, zakonisht në përbërje treanëtarëshe, dy gjykatës dhe një prokuror, në seancë publike, përveç nëse nuk parashtrohet kërkesë speciale, marrja në pyetje do të mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Përveç për ekstradimin, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, të pavarur nga njëri-tjetri. Njëri është për pasaportat e falsifikuara me të cilat u kapën në aeroportin e Selanikut. Gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është rreth kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor.
Grujevski dhe Boshkovski ndërkohë mbeten në paraburgim në afërsi të Selanikut.

Grujevski dhe Boshkovski, të cilët janë akuzuar nga PSP për lëndën “Fortesa” dhe “Shënjestra”, u arrestuan nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor të këtij viti, gjatë tentimit që me pasaporta false bullgare të nisen me aeroplan drejt Budapestit./Telegrafi/