LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet procesi mësimorë për dy ditë në Vushtrri për shkak të vërshimeve

Ndërpritet procesi mësimorë për dy ditë në Vushtrri për shkak të vërshimeve

Komuna e Vushtrrisë është duke u përballur me situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të shiut.

Si rrjedhojë e situatës së krijuar është marrë vendimi që procesi mësimor të ndërpritet për sot dhe nesër.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga kabineti i kryetarit të kësaj komune, Ferit Idrizi.


Vërshime të mëdha në Vushtrri, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Vërshime të mëdha në Vushtrri, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shefi i kabinetit të kryetarit Idrizi, u shpreh se aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll.

Ai shtoi se nëse vazhdohet kështu atëherë mësimi do të nis të hënën.

Komuna e Vushtrrisë mbrëmë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme si pasojë reshjeve të shiut.

“Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena. Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Lajme
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur

Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur

Lajme
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Lajme
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Kalo në kategori