LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë për shkak të reshjeve

Ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë për shkak të reshjeve
Foto: Ilustrim

Kompania rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën për shkak të turbullirës së lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc.

Në njoftim thuhet se po bëhen përpjekje maksimale që ta përballohet situata e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë.


“Ju njoftojmë se si pasojë e  reshjeve të dendura atmosferike, është shfaqur turbullirë e lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, me ç’rast në Impiantin e ujit në Shkabaj është ndërprerë trajtimi i ujit.

Në orën 14:00 ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.

Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë.

Ekipet janë në teren”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori