Hong Kongu po përgatitet për protesta të reja kundër Ligjit të planifikuar të Ekstradimit. Ndërkohë, edhe përfaqësues të shquar të biznesit e kundërshtojnë publikisht Ligjin. Ata kanë frikë për ekonominë.
Në një hap të pazakontë, ndërmarrës të njohur paralajmëruan në Hong Kong për rrezikun e lejimit të ekstradimeve në Kinë.
“Integriteti dhe pavarësia e sistemit ligjor janë absolutisht qendrore për të ardhmen e Hong Kongut”, tha Fred Hu, themelues i Primavera Capital Group, me seli në Kinë.
Ky Ligj mund të minojë besimin e investitorëve globalë dhe të dëmtojë aftësinë për konkurrencë të Hong Kongut.
Investuesi David Webb i bëri thirrje kryeministres Carrie Lam në faqen e saj në Facebook, që ta rimendojë projektligjin.
“Nëse Lami e kalon Ligjin në Këshillin Legjislativ, kjo do të sillte kosto të larta politike dhe një humbje të besueshmërisë ndërkombëtare të Hong Kongut”, shkroi Webb.
Paralajmërime të ngjashme patën bërë më parë shoqatat e avokatëve, grupet e të drejtave të njeriut dhe dhomat e huaja të tregtisë. Vende si SHBA-ja dhe Kanadaja janë gjithashtu të shqetësuara.
Kryeministrja që kontestohet, Lam bëri bëri të qartë se do t’i përmbahet Ligjit, me gjithë protestat.
“Unë nuk kam marrë asnjë udhëzim apo mandat nga Pekini për ta paraqitur projektligjin”, u përbetua Lam.
Për mendimin e saj, ka rëndësi që Hong Kongu t’i përmbushë detyrimet e tij në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Aktivistë dhe politikanë të opozitës bënë thirrje për demonstrata dhe greva të reja të mërkurën. Dyqanet e vogla njoftuan se do të qëndronin të mbyllura në shenjë proteste. Të mërkurën, shumica besnike e Pekinit në Këshillin legjislativ të zgjedhur me zgjedhje jo të lira, do ta miratojë ligjin në leximin e dytë. Votimi përfundimtar pritet të bëhet deri në korrik.
Kundër Ligjit, të dielën dolën në rrugë rreth një milion vetë. Kjo ishte protesta më e madhe, që nga protesta kundër goditjes së përgjakshme të lëvizjes së demokracisë, më 4 qershor 1989. Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej, “Jo ekstradim në Kinë” ose “I ekstraduar në Kinë, i zhdukur përgjithmonë”. Pas protestës paqësore masive, natën e së hënës, disa qindra radikalë u përpoqën të sulmonin Këshillin Legjislativ dhe selinë e qeverisë.
Ligji i planifikuar i Ekstradimit do t’u lejonte autoriteteve të Hong Kongut të ekstradojnë me kërkesë të autoriteteve kineze persona të dyshuar në Republikën Popullore. Kritikët argumentojnë se sistemi gjyqësor i Kinës nuk është i pavarur, nuk u përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe përndjek ata që mendojnë ndryshe. Atje kërcënojnë gjithashtu keqtrajtime dhe tortura. U përshkrua si një “mjet për kërcënime”.
Ish-kolonia e Kurorës Britanike qeveriset në mënyrë autonome si një territor i veçantë, që nga kthimi i saj në 1997 tek Kina, me parimin e “një vendi, dy sistemeve”. Shtatë milionë banorët e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Kinës sot gëzojnë liri më të mëdha se njerëzit e Kinës, duke përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe lirinë për t’u mbledhur. Si reagim ndaj demonstratave të vitit 2014 për më shumë demokraci, demonstrata që paralizuan me javë pjesët të qytetit, Pekini po i shtrëngon frerët.
Deri tani, Hong Kongu nuk ka marrëveshje ekstradimi me Kinën. Kur u kthye te Kina në vitin 1997, Kina u përjashtua qëllimisht, për shkak të gjendjes së keqe të të drejtave të njeriut dhe mungesës së pavarësisë së drejtësisë së saj. /DW/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes