Performanca e përfaqësueses së Mbretërisë së Bashkuar në Eurovision, SuRie, është ndërprerë nga ngjitja e një personi në skenë.

Këngëtarja ishte duke e interpretuar këngën "Storm", kur një mashkull ia mori mikrofonin dhe është dëgjuar duke thënë: "Nazistët e mediave të Mbretërisë së Bashkuar, kërkojmë liri".


Ai është larguar shumë shpejt nga skena, derisa SuRie ka vazhduar me interpretimin e saj.

29-vjeçares iu ofrua që ta performonte nga fillimi këngën e saj, mirëpo ajo dhe ekipi refuzuan të dilnin sërish në skenë.

"SuRie dhe ekipi i saj janë krenarë me performancën dhe kanë vendosuri që nuk ka absolutisht kurrfarë arsye që të interpretohet sërish kënga", transmeton BBC vendimin e përfaqësuesve të Mbretërisë së bashkuar.

Surie 1 (Foto: Getty Images)

Në njoftimin e organizatorëve të festivalit është thënë se personi përgjegjës për ndërhyrje në skenë është arrestuar nga policia.

Finalja e 'Eurovision 2018' që mbahet në Lisbonë të Portugalisë shikohet nga 200 milionë teleshikues.

Në këtë edicion marrin pjesë tre shqiptarë, të cilët përfaqësojnë tri shtete të ndryshme - Shqipërinë, Italinë dhe Qipron. /Telegrafi/