LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e Shakirës dhe Piques – e dashura e supozuar e futbollistit thuhet se tashmë është takuar me fëmijët e tyre dhe punon në kompaninë e tij

Ndarja e Shakirës dhe Piques – e dashura e supozuar e futbollistit thuhet se tashmë është takuar me fëmijët e tyre dhe punon në kompaninë e tij

Partnerja e re e supozuar e Gerard Piques, me të cilin është parë pas njoftimit të ndarjes nga Shakira pas 12 vitesh lidhje, tashmë njeh Milanin dhe Sashën, fëmijët që futbollisti ka me këngëtaren.

Kjo u zbulua nga Laura Fa dhe Lorena Vasquez në podkastin “Mamarazzi”, ku detajuan se të dielën e kaluar, mbrojtësi shkoi me fëmijët e tij në Kupën e Botës së Balonave.

Në event ishte edhe biondja 22-vjeçare, e cila ishte e veshur me të zeza dhe shihej duke ndërvepruar me fëmijët.


Foto: Getty

Ata treguan gjithashtu se gruaja, e identifikuar si C. , punon në kompaninë e futbollistit Kosmos, shkruan Marca.

Megjithatë, ata saktësuan se ajo që është thënë në media të tjera se ajo është krahu i djathtë i Pique në kompani nuk është i vërtetë, pasi ajo është thjesht një punonjëse tjetër, e cila i ishte bashkuar kompanisë së fundmi për faktin se kompania vazhdon të rritet.

Fa dhe Vasquez treguan se të dy përpiqen të mbajnë një marrëdhënie pune shumë diskrete dhe se mezi kontaktojnë në punë.

Foto: AP

Ata zbuluan gjithashtu se Gerard mbërriti të shtunën në ortë e para të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me bionden e re.

Gerard Pique fotografohet me një bionde misterioze nga një fanse e zemëruar pasi refuzoi t'i përshëndeste
Lexo po ashtu Gerard Pique fotografohet me një bionde misterioze nga një fanse e zemëruar pasi refuzoi t'i përshëndeste

Sipas informacioneve që u zbuluan nga një punonjës i aeroportit, mbrojtësi i Barcelonës ka udhëtuar në klasën e biznesit të Emirates, së bashku me të dashurën e tij, sipas burimit.

Theksojmë që ishte pikërisht në podkastin “ Mamarazzi ” ku në fillim të qershorit u bë e ditur se Pique dhe Shakira ishin ndarë dhe përmendej se një vajzë e identifikuar si C., ishte shumë e afërt me lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori