LAJMI I FUNDIT:

“Ndarja e Kosovës e pamundur, çdo bisedë për kufij përfundon me armë”

“Ndarja e Kosovës e pamundur, çdo bisedë për kufij përfundon me armë”

“Nuk shoh se dialogu në mes të Kosovës dhe Beogradit që do të përfundojë shpejtë”, ka thënë Azem Vllasi për televizionin serb TV Prva, dhe e hedhë poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës sepse atëherë do të paraqiten problemet edhe më të mëdha.

Ndarja e Kosovës e pamundur, çdo bisedë për kufij përfundon me armë


Avokati si dhe këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi konsideron se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të përfundojë shpejtë sepse pozicionet e të dyja palëve janë shumë larg.

“Nga njëra anë kryetari i Serbisë vazhdimisht po përsëritë se marrëveshja është e mundur nëse arrihet ndonjë kompromis, por nuk tregon çfarë kompromisi. Ai e përsëritë tezën se nuk mundet dikush të fitojë gjithçka, ndërsa dikush asgjë. Nuk thotë se çfarë dhe kush prej kujt duhet të fitojë dhe nëse Serbia mendon të fitojë diçka atëherë çfarë është ajo që Kosova i ka borxh Serbisë”, konstaton Vllasi.

Në pyetje se a do të thotë se ai e përjashton idenë për ndarjen e Kosovë, Vllasi thotë se mundësia e ndarjes së Kosovës është plotësisht e përjashtuar edhe atë për shumë arsye. “Si e para, këtë nuk do të lejojë faktori ndërkombëtar i cili e ka menaxhuar pavarësinë e Kosovës e as Brukseli, i cili tani po e udhëheqë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. As ata nuk duan të dëgjojnë se po bisedohet për ndryshimin e kufijve. Por edhe sikur të bisedohej për këtë, këtu nuk do të kishin pasur leverdi as Kosova as Serbia sepse do të hynin në një punë qorre”, thotë Vllasi, transmeton Insajderi.com

“Çfarë do të thotë ndarja? Kur fillojmë të bisedojmë për kufij pëlcet problemi. Për cilën pjesë të Kosovës mendon Serbia pasi në të gjitha pjesët e Kosovës ka serb”, shton ai.

Gjithashtu, duke u përgjigjur në pyetje se a ka lëshuar pak pe Prishtina në kohën e fundit në qëndrimet e veta, Vllasi thotë se vetëm po krijohet përshtypja për këtë. “Realiteti është ndryshe, sepse në Kosovë nuk ka politikan i cili do të bisedonte për ndryshimin e statusit të Kosovës, gjegjësisht për atë që Kosova mos të jetë shtet dhe se duhet të pyetet Serbia se a do të jetë Kosova shtet apo jo. Pra, për këtë çështje ajo nuk ka bashkëbisedues, dhe unë do të kisha ditur shumë mirë sikur të kishte pasur”, përfundon Vllasi.