MPB Maqedoni njofton se dje (24.08.2026), në orën 17:25 në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.A.(20) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit.

"Paraprakisht, ai me automjetin „Folksvagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, nuk ishte ndalur në shenjën për ndalim të dhënë nga nëpunësit policorë, por shumë shpejt më pas me automjetin ishte përplasur në një mur betoni, ndërsa më pas, duke lëvizur prapa, ishte përplasur edhe me automjetin „Shkoda Jeti“, në pronësi të MPB-së".


"Pas arrestimit, janë kryer verifikime shtesë dhe është konstatuar se ai ishte i kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për veprat penale të kryera sipas nenit 292 dhe nenit 288 të Kodit Penal. Personi do të shoqërohet në institucionin kompetent ndëshkimor-përmirësues për vuajtjen e dënimit", thonë nga MPB.