LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet hajduti në Shtip, i kërkuar me fletarrest qendror

Ndalohet hajduti në Shtip, i kërkuar me fletarrest qendror

MPB-ja ka njoftuar se më datë 06.11.2023 në ora 15:00 në rrugën “Partizanska” në Shtip, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Juridiksionit të Përgjithshëm Shtip, kanë privuar nga liria D.A. (30) nga Shtipi.

Ndaj tij është lëshuar një urdhër qendror, me të cilin i është kërkuar vuajtja e dënimit me burg për veprën penale të vjedhjes së rëndë.


Personi është dërguar në burgun e Strumicës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit./Telegrafi/