LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i qarkullimit të makinave me targa KM, deklarohet BE-ja: Kosova dhe Serbia të zbatojnë pa kushte marrëveshjen e nëntorit

Ndalimi i qarkullimit të makinave me targa KM, deklarohet BE-ja: Kosova dhe Serbia të zbatojnë pa kushte marrëveshjen e nëntorit
Foto: Ilustrim/Arkiv

Autoritetet e Kosovës nuk do të lejojnë hyrjen dhe qarkullimin e veturave me targat ilegale serbe, të cilat janë regjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar e tutje.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili e akuzoi Serbinë se ka shkelur darkordimin e arritur në nëntor 2022 në Bruksel, sa i përket targave të makinave.


Ai konfirmoi se disa makina me targa ilegale KM nuk janë lejuar të hyjnë të mërkurën në territorin e Kosovës, pasi siç tha, ato ishin riregjistruar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Lidhur me këtë, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të respektojnë pa kushte marrëveshjet e arritura në nëntor.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira që të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjet përkatëse të arritura më 23 nëntor, me të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord për masa specifike në lidhje me targat për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin të marrëdhënieve të tyre”, ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano ka bërë të ditur se kjo marrëveshje “përfshinte që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM”.

Serbia shkeli dakordimin për targat, Sveçla: Ndalohet qarkullimi i veturave me targa KM të regjistruara në dhjetor e tutje
Lexo po ashtu Serbia shkeli dakordimin për targat, Sveçla: Ndalohet qarkullimi i veturave me targa KM të regjistruara në dhjetor e tutje

I pyetur se cili është qëndrimi i BE-së në këtë situatë dhe çfarë rekomandon, Stano theksoi se “çdo pyetje për interpretimin e asaj që u ra dakord më 23 nëntor duhet të diskutohet në kuadër të dialogut dhe jo me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund të destabilizojnë situatën e brishtë”.

Stano shtoi se fokusi tani duhet të jetë në diskutimet e vazhdueshme për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve.

“Suksesi i këtyre diskutimeve është thelbësor për rrugën e integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë dhe paqen dhe stabilitetin në rajon – dhe të dyja palët duhet t’i trajtojnë ato si prioritet”, tha ai.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, ka pasur tri faza.

Faza e parë e qortimit është zbatuar deri më 22 nëntor.

Faza e dytë parashihte gjobën prej 150 eurosh për shoferët e makinave me targa të tilla dhe më pas prezantimin e targave të përkohshme deri më 21 prill, datë pas së cilës ishte planifikuar që të mos kishte më makina me targa serbe.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – më 5 nëntor kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori