Ndalet hovi i Barcës

Katalunasit e filluan një tjetër ndeshje pa praninë në fushë të kryesorit Lionel Messi, i cili kësaj radhe ishte në bankën rezervë.
Ekipi mysafir zhvilloi lojë komode në pjesën e parë duke qarkulluar topin, ndërkohë që sulmi vendas ishte thuajse i papranishëm.
Megjithatë, as Blaugranët nuk mund të lëvdohen në këtë drejtim pasi shumë rrallë rrezikuan përpara portës me sulmuesit Pedro e Neymar.
Duke vërejtur zbehtësinë në fazën ofensive, trajneri Tata Martino e inkuadroi Leo Messin në pjesën e dytë (Xavi, 68’), megjithëse nuk ishte i rikuperuar qind për qind.
As argjentinasi nuk arriti të bëhej hero i skuadrës së tij, pasi rrjetat nuk u prekën deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit.
Barcelona numëron 25 pikë dhe mund ta humbë pozitën e parë, në rast se Atletico Madridi mposht Espanyolin. /Telegrafi/














































