eksperti ad

Këtë lajm për “Zërin” e konfirmoi eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu. Për nesër (24 maj) është paraparë të bëhet autopsia për Mirsad Ndrecajn, Turgai Gashin, Hysen Rushitin dhe Fatlum Vishesellën.

Ekspertiza ishte paraparë të kryhet për të gjithë luftëtarët gjatë ditës së sotme, por ajo u ndërpre për të vazhduar nesër. Shkaqet e shtyrjes ishin të natyrës objektive.


Varrimi i Beg Rizajt është paraparë të bëhet të dielën, në orën 16:00, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit, ndërsa varrimi i tetë luftëtarëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, të martën, në orën 17:00. /Zëri/