LAJMI I FUNDIT:

​Ndahet nga jeta nëna e komandatëve të UÇK-së, Ramë e Shukri Buja

​Ndahet nga jeta nëna e komandatëve të UÇK-së, Ramë e Shukri Buja

Ka ndërruar jetë Kumrie Buja, nëna e komandantëve të UÇK-së, luftëtarëve dhe të burgosurëve politikë Ramë, Agush e Shukri Buja si dhe veteranëve Abdyl, Avni, Ruzhdi e Lutfi Buja.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë ish-deputeti, Shukri Buja.


“Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot më: 18. 02. 2024 vdiq nëna ime e dashur Kumrie Buja. Nëna që me mund na rriti dhe edukoi, që qëndroi stoike gjatë vuajtjes tonë burgjeve, na përkrahu e inkurajoi në luften e gjatë për liri! Me fat që pata rastin të ishte me mua në festimin e lindjes së 16-të të shtetit”, ka shkruar Buja.

Ajo la pas vetes shtatë djemë e tri vajza, teksa varrimi i së ndjerës bëhet nesër na varrezat e fshatit Bujan të Lipjanit në ora 13:00. /Telegrafi/