LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga e fejuara, 45-vjeçari në panik: Familjarët e saj do të më vrasin

Ndahet nga e fejuara, 45-vjeçari në panik: Familjarët e saj do të më vrasin

Një 45- vjeçar ka denoncuar në Polici babanë dhe vëllain e ish-të fejuarës, pasi pretendon se në mënyrë të vazhdueshme e kërcënojnë, duke i thënë se do ta vrasin.

Ngjarja është kallëzuar dy ditë më parë në Komisariatin e Rrogozhinës në Shqipwri, nga shtetasi me iniciale B.D. Burimet thanë se menjëherë pasi i është marrë deklarim të dëmtuarit, është regjistruar procedim penal në ngarkim të dy të dyshuarve, shtetasve me iniciale S.M. e M.M., 61 e 28 vjeç, babë e bir, të cilët më pas janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Policia.


Sipas pretendimeve të 45-vjeçarit, ai ka qenë i fejuar për 6 muaj me vajzën e shtetasit M.M., nga e cila është ndarë dy muaj më parë, edhe me marrëveshjen e saj.

Por ky fakt nuk është pranuar nga familjarët e vajzës 32-vjeçare, të cilët vazhdimisht i kanë kërkuar atij dhe së bijës që të martoheshin dhe të mos e diskutonin më çështjen e ndarjes.

Megjithatë, kur kanë kaluar disa javë nga ndarja dhe B.D. nuk ka pranuar të vazhdonte lidhjen me ish-të fejuarën, atëherë kanë nisur kërcënimet nga ana e familjarëve të saj. Sipas kallëzimit të të dëmtuarit, herë pas here e marrin në telefon, babai ose vëllai i vajzës me të cilën ka qenë i fejuar dhe e kërcënojnë duke i thënë se do ta vrasin, në rast se nuk martohet me vajzën.

Madje ai i ka kërkuar Policisë që të zbardhen tabulatet telefonike, pasi të gjitha bisedat do t’i vërtetojnë pohimet e tij, të cilat janë mohuar nga ana e dy të dyshuarve. /Panorama/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori