LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 2.47 milionë euro për blerjen e objektit të Ambasadës së Kosovës në Londër

Ndahen 2.47 milionë euro për blerjen e objektit të Ambasadës së Kosovës në Londër

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.47 milionë euro për blerjen e objektit të Ambasadës së Kosovës në Londër.

Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit këtë të martë, pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e këtyre mjeteve buxhetore.


“Në kuadër të ndarjeve buxhetore vjetore, ka qenë i paparë edhe blerja e ndërtesës së ambasadës. Është e nevojshme të ndajmë mjete shtesë në vlerë prej 2.47 milionë euro”, ka thënë para kabinetit qeveritar, ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndryshe, Qeveria ka ndarë edhe 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin.

Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/