Nazmije Donov zhvendoset në strehimoren në Gazi Babë! (Video)
Nazmije Donov shtetase e Shqipërisë e martuar në Kavadar për momentin gjendet në qendrën strehimore në Gazi Babë. Ajo është sjell nga MPB para 6 ditëve. Televizioni jonë kontaktoi MPB-ën por prej aty ende nuk kemi leje për ta takuar Nazmijen. Në këtë qendër para disa muajve kanë qëndruar qindra refugjatë të cilët shprehën revoltë për kushtet minimale. Se në çfarë kushte jeton për momentin Nazmija, nuk jemi të njoftuar, njofton tv21.
Burri i saj Marjan Donov ka kërkuar divorc dhe procesi i ndarjes është ende në procedurë. Fëmija dy vjeçar Ilija vazhdon të jetojë pa nënën e tij. Ndryshe në qendrën e strehimit për të huajt në Gazi babë para disa muajve emigrantët ballafaqoheshin me kushte mizore. Dhjetra syresh e ndanin një hapsirë prej vetëm pak merash katrorë, ndërsa jetonin me gjysmë kilogrami bukë në ditë dhe nga një konservë që e merrnin si ushqim. Higjiena minimale dhe gra, fëmijë e të moshuar që flenin në dysheme. Atyre nuk u lejohej të dalin jashta qendrës. Që atëherë nuk dimë nëse është bërë ndonjë përmriësim i standardeve në këtë qendër dhe se cilat mund të jenë kushtet ku kalojnë ditët shtetasja shqiptare. Nga ana tjetër, nga ambasada shqiptare në Shkup as nga autoritetet në Tiranë nuk ka ndonjë reagim. /Telegrafi/



































