LAJMI I FUNDIT:

Navalny thuhet se u dërgua në një burg ‘torture’ ku përdhunohen të burgosurit meshkuj

Navalny thuhet se u dërgua në një burg ‘torture’ ku përdhunohen të burgosurit meshkuj

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, thuhet se është dërguar në një burg ‘torture’ i njohur për abuzimin seksual sistematik të të burgosurve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Oleg Yazhan, kryetar i Komisionit të Monitorimit Publik, i tha medias shtetërore se kritiku i Kremlinit kishte mbërritur në “IK-6”, duke iu referuar një burgu në Melekhovo, rreth 241 kilometra në lindje të Moskës.


Kolonia penale e sigurisë maksimale është e njohur për rrahjet brutale dhe përdhunimet e të burgosurve meshkuj.

Ndihmësit e Navalny-t thanë se nuk mund ta konfirmonin se ai ishte transferuar në atë objekt dhe nuk mund të jepnin llogari për vendndodhjen e tij pasi u zhduk dje nga burgu i tij i mëparshëm i sigurisë standarde.

Lëvizja e supozuar në burgun e regjimit të rreptë lidhet me fillimin e një dënimi të ri nëntëvjeçar që shihet si i motivuar politikisht nga opozita ruse dhe perëndimi.

Navalny ka thënë se dëshiron të zëvendësojë Putinin dhe beson se do të fitonte zgjedhjet nëse nuk do të manipuloheshin në favor të liderit të Kremlinit.

Dje, aleatët e Navalny-t kishin dhënë alarm, duke thënë se ai ishte zhdukur nga kolonia penale e Pokrov, ku kishte kaluar muaj pas hekurave.

Avokatit që shkoi për ta takuar Navalny-n, iu tha se ‘nuk ka asnjë të dënuar të tillë’ dhe u kthye.

Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh tha në një postim në Twitter mbrëmë se ajo ishte në dijeni të raporteve të mediave për transferimin, por ajo ende nuk kishte konfirmim.

Ajo ka deklaruar më parë se derisa tortura përdoret ndaj të burgosurve në shumë koloni ruse, Melekhovo është “një vend monstruoz edhe për standarde kaq të çmendura”.

Mediumi i pavarur Mediazona, vitin e kaluar shpalosi akuza për torturë sistematike dhe dhunë seksuale në institucionin, i njohur si kolonia korrektuese nr. 6.

Ish-i dënuari Ivan Fomin, atëherë 29 vjeç, pretendoi se guvernatori i kolonisë, Roman Sahakyan, e kishte detyruar atë të refuzonte një avokat me kërcënime për ta rrahur dhe përdhunuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori