LAJMI I FUNDIT:

Naumovska, Mehmedoviq dhe Kolemishevski janë zëvendësministrat e rinj të Qeverisë

Naumovska, Mehmedoviq dhe Kolemishevski janë zëvendësministrat e rinj të Qeverisë

Për zëvendësministër të Ekonomisë u zgjodh Kiril Kolemishevski me 62 vota ‘për’ dhe 13 ‘kundër’.

Krahas tij, për zëvendësministra u zgjodhën edhe Nexhad Mehmedoviq në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve dhe Elizabeta Naumovska në Arsim dhe Shkencë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në debatin e pasdites deputetët e opozitës nuk kishin vërejtje për biografitë e zëvendësministrave të propozuar, por i kritikuan sektorët për të cilët emërohen, përkatësisht arsimin dhe ekonominë.

Ndryshe, më herët Kuvendi votoi edhe dy ministra të rinj, të Financave dhe Ministrinë pa resor./Telegrafi/