LAJMI I FUNDIT:

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Rrjeti televiziv rekomandon plazhet më të mira që duhen vizituar nga pushuesit

Reklama

Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja që plazhet shqiptare i kanë renditur këtë verë në krye të destinacioneve.“Këtë verë triumfi i plazheve i takon Shqipërisë ” e nis shkrimin media e radhës “National Geographic” në gjuhën spanjolle që  e cilëson vendin tonë si parajsën e panjohur të Mesdheut.

Përmes këtij artikulli ky rrjet televizv u rekomandon lexuesve  disa nga vendet më të mira për të pushuar.

Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar i turistëve për shkak të plazheve spektakolare sipas National Geographic. Për rivierën tonë përshkruan plazhet më të mira duke nisur nga plazhet e Ksamilit, Borshit, Gjipesë e për të ndaluar në ato të Dhërmiut, Jalës, Kakomesë, Porto Palermos e më pas në plazhin e Qeperaoit.

Por përveç natyrës së mrekullueshme, një pjesë e saj shumë pak njihet nga turistët, e përmes këtyre artikujve padyshim njerëzit do kenë kureshtje të shtuar për kulturën dhe historinë e vendit tonë.

E si në çdo media tjetër ndërkombëtare edhe këtu nuk lihet pa përmendur edhe gastronomia e pasur e vendit tonë. Kryeministri Rama ka shpërndarë artikullin në rrjetet sociale të cilin e quan një ftesë të parefuezueshme për të kaluar disa ditë në Shqipëri. Kryeministri informoi se vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

Lajme
Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Lajme
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Kurti: Më 1 nëntor pritet të nis regjistrimi i popullsisë

Kurti: Më 1 nëntor pritet të nis regjistrimi i popullsisë

Lajme
Sindikata e Policisë dorëzon në Kuvend peticionin me 10 kërkesa, Musliu-Shoshi: Përkrahje me vepra, boll me fjalë

Sindikata e Policisë dorëzon në Kuvend peticionin me 10 kërkesa, Musliu-Shoshi: Përkrahje me vepra, boll me fjalë

Lajme
Tri vaksina të reja në kalendarin e vaksinimit

Tri vaksina të reja në kalendarin e vaksinimit

Shëndetësi
Kalo në kategori