LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj: Dëshpëruese letra e Veselit për Specialen

Nasim Haradinaj: Dëshpëruese letra e Veselit për Specialen

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila para disa javësh i ka dorëzuar Kuvendit peticionin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shpreson që kjo punë do të kryhet, përkundër presionit ndërkombëtar, që u bë në drejtim të institucioneve, të cilat morën iniciativën për shfuqizimin e kësaj gjykate.

Nënkryetari i veteranëve Nasim Haradinaj thotë se Kuvendi duhet t’iu shkoj procedurave deri në fund dhe se kjo çështje nuk mund të ndërpritet në gjysmë, por duhet të marrë përgjigje.


E letrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në lidhje me Gjykatën Speciale, Haradinaj e sheh si dëshpërim dhe frustrim të tij.

“Do të thotë janë njerëz labil në vendimmarrje. Kështu që unë mendoj që më tepër është frustrim”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj për KosovaPress.

Haradinaj thotë se deputetët nuk mund të arsyetohen lehtë në rast se tërhiqen nga nënshkrimet e tyre që ditë më parë i hodhën për shfuqizimin e Gjykatës.

“Deputetët nuk i kanë marrë votat prej liderit. Deputetët kanë hy të propozuar të liderit të kësaj partie. Por votën e kanë marrë nga populli. Me shpresë se do t’i përfaqësojnë zërat e tyre. Dhe ne iu kemi pru zërat e popullit. Kanë qenë 15 mijë e 300 nënshkrime”, tha ai.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së ka komentuar edhe ngjarjen e 22 dhjetorit që sipas tij ajo që ndodhi në Kuvend “u pa një shtet pa shtet, një shtet falso”.

Haradinaj është i bindur se për ta shfuqizuar Ligjin për Specialen i kanë edhe votat e disa deputetëve të LDK-së.

Thotë se deputetët të cilët e kanë votuar këtë gjykatë më përpara, duhet të jenë mirënjohës që u është ofruar dhe njëherë shansi ta përmirësojnë gabimin. Ndërsa shpreson që kjo çështje do të përfundojë deri në fund të këtij muaji. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori