LAJMI I FUNDIT:

Naser Ramadani u bën thirrje qytetarëve të mos dalin jashtë, thotë se e kanë situatën nën kontroll

Naser Ramadani u bën thirrje qytetarëve të mos dalin jashtë, thotë se e kanë situatën nën kontroll
Foto: Arkiv

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se për të gjitha rastet pozitive me coronavirus (COVID-19), dihet se ku e kanë marrë virusin, por ai bëri thirrje që familjarët të mos i fshehin këto raste dhe të mos dalin jashtë.

Ramadani në në lidhje direkte në Zyrën e Ankesave të RTV Dukagjinit, ka thënë se shumë familjarë po hezitojnë të tregojnë se kanë ndonjë anëtar të infektuar, ndërsa bëri thirrje te të gjithë ata që kanë simptoma që të mos e fshehin asnjë rast.


“Ju kisha lut të mos i fshehin. IKSHPK ka identifikuar që të gjitha janë raste të kontaktit dhe të gjitha janë në familje. Fati është që të gjithë po bëjmë çmos që ata të mbeten të izoluar. Ne nuk mund t’i lidhim. Nëse nuk marrin vesh me fjalë kanë me e përhapë këtë virus gjithandej. Nëse marrin vesh me fjalë dhe kanë qytetari të mbrojnë jetën e vet dhe të të tjerëve, ne do t’i shpëtojmë të gjithë”, tha Ramadani.

Ai luti të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të mbrojnë veten e familjarët, sikur të ishin pozitiv.

Ramadani tha se e vetmja mundësi për të shpëtuar është të mos lëvizin nga shtëpitë dhe të mbajnë higjienë.

Drejtori i IKSHPK-së, tha se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.

“Situatat është nën kontroll, ne kemi bërë gjurmim. Ky është sukses, ca raste kanë lëvizur, ne po e bëjmë shkëputjen e kontaktit. Për aq sa mundemi ne po i shkëpusim. Virusi është më i shpejt se na, ai i ka këmbët e qytetarit”, tha Ramadani.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori