LAJMI I FUNDIT:

NASA zbulon gropa në Hënë të cilat ofrojnë temperatura komforte

NASA zbulon gropa në Hënë të cilat ofrojnë temperatura komforte

Një ekip i studiuesve i financuar nga NASA kanë zbuluar “gropa” misterioze në sipërfaqen e Hënës, në të cilat sipas një modeli të ri kompjuterik mbizotëron një temperaturë e butë prej afro 18 gradë celsius.

Thënë ndryshe, këto gropa mund të ofrojnë një vend të shkëlqyeshëm ku astronautët e ardhshëm mund të rrinë, duke konsideruar se temperaturat mesatare zakonisht variojnë prej 182 gradë celsius deri në minus 173 gradë celsius. Këto gropa gjithashtu mund t’i mbrojnë ata nga shirat e mikrometeorave dhe rrezatimi i pamëshirshëm i Diellit,


Ekziston edhe mundësia joshëse që këto gropa të çojnë te struktura më të gjera të shpellave të lëna pas rrjedhat antike të lavës, diçka për të cilën shkencëtarët prej kohësh kanë dyshuar se ekziston por që ende nuk kanë arritur që ta konfirmojnë, transmeton Telegrafi.

Gropat hënora të zbuluara nga NASA

“Rreth 16 ose më shumë se 200 gropa mund të jenë tuba llave të rrënuara” deklaroi Tyler Horvath, student i doktoratës në shkencën planetare në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, njëkohësisht edhe autor kryesor në një punim shkencor i publikuar së fundmi në revistën Geophycial Research Letters.

Futurism raporton se Horvath dhe kolegët e tij përdorën të dhënat e mbledhura nga Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO) i NASA-s, i cili ka marrë matje të detajuara, duke përfshirë imazhe termike, të sipërfaqes hënore që nga viti 2009.

“Gropat hënore janë tipare magjepsëse në sipërfaqen hënore” tha Noah Petro, shkencëtar i LRO. “Duke e ditur se ato krijojnë një ambient termik të qëndrueshëm, na ndihmojnë neve që të krijojmë një pamje të këtyre tipareve unike hënore dhe gjithashtu edhe krijimin e perspektivës që një ditë t’i eksplorojmë ato”, shtoi tutje ai.

Studiuesit veçse po gjejnë mënyra të ndryshme për të eksploruar këto tuba të dyshuara të llavës në sipërfaqen hënore duke përdorur robotë dhe dronë.

Agjencia Evropiane e Hapësirës po eksploron gjithashtu mënyra për të zbuluar sekretet nëntokësore të Hënës, nga dërgimi i automjeteve të operuara nga distanca deri te misionet me ekuipazh. /Telegrafi/